Hungaria ka zgjedhur presidentin e ri të vendit. Ish-gjyqtari i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe i Gjykatës Supreme të Hungarisë, Andras Baka, është zgjedhur në krye të shtetit. Në votimin e zhvilluar në Parlament u hodhën 146 vota, nga të cilat 140 ishin pro dhe gjashtë kundër. Zgjedhja e Bakës vlerësohet si një tjetër shkëputje nga epoka e kryeministrit Viktor Orban. LEXO edhe...E shkarkoi Orban, tani pritet të bëhet president, partia e Peter Magyar propozon ish-kreun e Gjykatës së Lartë për postin më të lartë në Hungari Baka u shkarkua nga qeveria e Orban në vitin 2011, tre vjet para përfundimit të mandatit të tij si kryetar i Gjykatës së Lartë. Në vitin 2014, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut vendosi se largimi i tij ishte pasojë e kritikave që ai kishte bërë ndaj qeverisë dhe se shkarkimi kishte dëmtuar liritë demokratike në Hungari. Qeveria e Orban i ka mohuar këto pretendime. Partia Tisza e kryeministrit Peter Magyar që e nominoi pak ditë më parë e vlerësoi Bakën si një figurë që ka mbrojtur vazhdimisht shtetin e së drejtës, pavarësinë e gjyqësorit dhe ndarjen e pushteteve. U.D/ReportTv.al victor orban Andras Baka Hungari Peter Magyar Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 44% Jo 48.4% I/e dyzuar 7.6% Vota total: 2375 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?

