Lajme Zone
Shqipëria përballet sot me Bjellorusinë, do të munden kuqezinjtë të sigurojnë një vend në Ligën e Kombeve?
SportJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Shqipëria përballet sot me Bjellorusinë, do të munden kuqezinjtë të sigurojnë një vend në Ligën e Kombeve?

Sot nis aventura e Rolando Maran në stolin e Kombëtares shqiptare. Kuqezinjtë zbresin këtë të shtunë në “Air Albania”, ku në orën 20:45 do të përballen me Bjellorusinë në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve.

Sot nis aventura e Rolando Maran në stolin e Kombëtares shqiptare. Kuqezinjtë zbresin këtë të shtunë në “Air Albania”, ku në orën 20:45 do të përballen me Bjellorusinë në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve.

Trajneri italian ka pasur disa ditë në dispozicion për të përgatitur skuadrën dhe, ndonëse nuk ka zbuluar formacionin, ka bërë të ditur se e ka të qartë se cilët lojtarë do të zbresin në fushë.

“Nis aventura ime si trajner i Shqipërisë. Është një emocion që të jep krenari, të bën të japësh më shumë dhe kjo më stimulon edhe më tepër”, u shpreh Maran.

Përballë do të jetë një Bjellorusi që vjen në Tiranë pas një serie prej gjashtë ndeshjesh pa humbje. Shqipëria synon kreun e grupit, ndërsa kapiteni Berat Gjimshiti e pranon se ky objektiv sjell edhe përgjegjësi.

“Duam vendin e parë dhe të kemi mundësinë të shkojmë për herë të tretë në Europian. Ky është synimi dhe kjo është rruga e duhur”, deklaroi Gjimshiti.

Për sfidën e parë, Maran ka lënë jashtë listës së ndeshjes Adrion Pajazitin, Luis Hasën, Sabah Kerjotën dhe portierin Simon Simoni. Gjithashtu, nuk do të jetë i gatshëm Qazim Laçi, i cili ka pësuar një dëmtim një ditë para takimit.

Lajmi pozitiv për kuqezinjtë është rikuperimi i Kristjan Asllanit, ndërsa në këtë grumbullim mungojnë Armando Broja, Nedim Bajrami dhe Jasir Asani. Pas dy vitesh, në Kombëtare është rikthyer edhe portieri Etrit Berisha.

Pas përballjes me Bjellorusinë, Shqipërinë e presin edhe tri ndeshje të tjera në Ligën e Kombeve: më 29 shtator ndaj San Marinos, më 3 tetor ndaj Finlandës dhe më 6 tetor sërish ndaj San Marinos.