Lajme Zone
Hakerët pretendojnë se kanë vjedhur të dhënat e 60 mijë punonjësve të FBI-së
BotëJOQ Albania

Hakerët pretendojnë se kanë vjedhur të dhënat e 60 mijë punonjësve të FBI-së

Hakerët që pretendojnë se kanë sulmuar sistemet e FBI-së thonë se kanë vjedhur të dhëna shumë sensitive mjekësore të mijëra agjentëve specialë. Sipas BBC, dokumentet përmbajnë emra, adresa, rezultate analizash gjaku e urine dhe shënime të mjekëve për probleme të ndryshme shëndetësore.

FBI ka konfirmuar rrjedhjen e të dhënave dhe ka nisur hetimet për të zbardhur mënyrën se si ndodhi sulmi. Grupi ShinyHunters ka publikuar mostra të të dhënave, ku përfshihen edhe numra telefoni, ID, pozicione pune dhe informacione për familjarët e punonjësve.

Fillimisht u raportua se mund të ishin prekur rreth 38 mijë punonjës, ndërsa hakerët pretendojnë se numri shkon deri në 60 mijë, përfshirë ish-punonjës. Ata nuk kanë kërkuar para, por kanë kërcënuar se do të publikojnë të gjithë bazën e të dhënave nëse FBI nuk tërheq një deklaratë të bërë në maj.