Lajme Zone
Shqipëria nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit me Indonezinë për migracionin e punonjësve
EkonomiReport TV

Shqipëria nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit me Indonezinë për migracionin e punonjësve

Ministrja shprehet se ky memorandum mundëson migracion të rregullt, të sigurt dhe të qëndrueshëm për të plotësuar nevojat e Shqipërisë për fuqi punëtore.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj ka nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit në Xhakarta të Indonezisë për bashkëpunimin në migracionin e punonjësve. Ministrja shprehet se ky memorandum mundëson migracion të rregullt, të sigurt dhe të qëndrueshëm për të plotësuar nevojat e Shqipërisë për fuqi punëtore. LEXO edhe...Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit për bashkëpunimin në fushën e punësimit me Vietnamin “Një hap i ri për forcimin e marrëdhënieve ekonomike mes Shqipërisë dhe Indonezisë. Gjatë vizitës zyrtare në Xhakartë, pata kënaqësinë të nënshkruaj Memorandumin e Mirëkuptimit ndërmjet Shqipërisë dhe Republikës së Indonezisë për bashkëpunimin në fushën e mobilitetit të fuqisë punëtore. Ky memorandum krijon bazat për një bashkëpunim të strukturuar, që do të mundësojë migracion të rregullt, të sigurt dhe të qëndrueshëm për punësim, duke iu përgjigjur nevojave të ekonomisë shqiptare për fuqi punëtore, veçanërisht në sektorët e turizmit dhe mikpritjes, prodhimit, ndërtimit dhe sektorë të tjerë me kërkesë të lartë. Bashkëpunimi mes institucioneve të dy vendeve do të garantojë zbatimin e standardeve të larta për mbrojtjen e të drejtave të punëmarrësve dhe zhvillimin e një tregu pune më të qëndrueshëm, në përfitim të ekonomive tona. Ky është një tjetër hap konkret në zgjerimin e partneriteteve ndërkombëtare të Shqipërisë dhe në mbështetjen e zhvillimit ekonomik përmes bashkëpunimit dhe lëvizshmërisë së ligjshme të fuqisë punëtore”, shprehet Ibrahimaj. P.J/ReportTv.al Delina Ibrahimaj ministria e ekonomise Indonezi Komento Komente Sondazhi i ditës: Si iu duket propozimi i PS-së që nga 61 të kalohet në 46 bashki? I drejtë 68.1% I gabuar 25.7% Nuk kam mendim 6.2% Vota total: 354 Sondazhi i ditës: Si iu duket propozimi i PS-së që nga 61 të kalohet në 46 bashki?