Lajme Zone
E njëjta skemë, të njëjtët përfitues: Nuk kanë fund skandalet me startup-et, ndahen miliona mes burrit e gruas
EkonomiPamfleti

E njëjta skemë, të njëjtët përfitues: Nuk kanë fund skandalet me startup-et, ndahen miliona mes burrit e gruas

Verifikimi i dokumenteve zyrtare tregon se të paktën shtatë startup-e kanë përfituar fonde si në vitin 2024 ashtu edhe në vitin 2025. Bëhet fjalë për Space 05, që në vitin 2024 figuron si "Destil – Space 05" dhe një vit më vonë si "Space 05", Kungul, që në vitin 2024 aplikoi si "Kungul App", si edhe Axiom Breach, Komuniteti, Autokorrektori i Gjuhës Shqipe, B2Balkan dhe List Albania, të cilët shfaqen fitues në të dyja listat.

Foto ilustruese- Arjan Ymeri, drejtori i startup-eve Krahasimi i listave zyrtare të viteve 2024, 2025 dhe 2026 tregon se dhjetëra kompani dhe të njëjtët përfitues kanë marrë fonde publike më shumë se një herë. Në disa raste ndryshon vetëm emri i startup-it, ndërsa NIPT-i mbetet i njëjtë. Të njëjtët emra po vazhdojnë të përfitojnë fondet e Startup Albania nga një vit në tjetrin. Krahasimi i listave zyrtare të fituesve të viteve 2024, 2025 dhe 2026 tregon se një numër i konsiderueshëm startup-esh janë financuar në mënyrë të përsëritur, ndërsa disa prej tyre rezultojnë fitues në të tre thirrjet e organizuara deri më tani.

Verifikimi i dokumenteve zyrtare tregon se të paktën shtatë startup-e kanë përfituar fonde si në vitin 2024 ashtu edhe në vitin 2025. Bëhet fjalë për Space 05, që në vitin 2024 figuron si "Destil – Space 05" dhe një vit më vonë si "Space 05", Kungul, që në vitin 2024 aplikoi si "Kungul App", si edhe Axiom Breach, Komuniteti, Autokorrektori i Gjuhës Shqipe, B2Balkan dhe List Albania, të cilët shfaqen fitues në të dyja listat.

Përsëritja bëhet edhe më e dukshme në krahasimin mes listave të viteve 2025 dhe 2026. Në to figurojnë sërish MedWallet, Axiom Breach, B2Balkan, Autokorrektori i Gjuhës Shqipe, Komuniteti dhe VLEPA, të cilët kanë përfituar fonde në dy vite radhazi. Skema e start up-eve Por dokumentet tregojnë edhe raste ku nuk ndryshon vetëm startup-i, por vetëm emri i projektit, ndërsa personi dhe NIPT-i mbeten të njëjtë.

Emil Andoni rezulton fitues në vitin 2025 me projektin e-Health Albania, ndërsa në vitin 2026 me eDoktor, me të njëjtin NIPT (M42419022T).

Gregor Andoni përfiton në vitin 2025 me GrAnD Industries, ndërsa në vitin 2026 me GrAnD Creative Industries, sërish me të njëjtin NIPT (M31530010F), megjithëse ndryshon edhe industria e deklaruar.

E njëjta situatë konstatohet edhe për Fatjon Gjatën, i cili në vitin 2025 fitoi me startup-in Brisk Square, ndërsa në vitin 2026 me Outerlynx, me të njëjtin NIPT (M11623008F).

Po kështu, Meivis Struga rezulton fitues në vitin 2025 me EKOFUNGI Albania, ndërsa në vitin 2026 me ESI Projects, pa ndryshuar subjekti juridik. Skandali me fondet e startup-eve, paratë e taksapaguesve shkojnë tek 'klientët' e ministres Ibrahimaj dhe drejtorit Arjan Ymeri (lista e kompanive)

28 Korrik, 13:36 Ndërsa Aldi Lekaj përfiton fillimisht me startup-in ATA në vitin 2025 dhe një vit më pas me ECN Partners, duke përdorur të njëjtin NIPT (M21517037J).

Edhe krahasimi mes viteve 2024 dhe 2026 nxjerr në pah startup-e që rikthehen si fitues, pavarësisht se nuk figurojnë në listën e vitit 2025. Në këtë kategori bëjnë pjesë Upfront Albania, Sales Central, List Albania, Onemor (që në vitin 2026 figuron si "Onemor App") dhe T-Blocks.

Katër raste bien veçanërisht në sy, pasi rezultojnë fitues në të tre thirrjet e organizuara deri më tani: Axiom Breach, B2Balkan, Autokorrektori i Gjuhës Shqipe dhe Komuniteti. Të katër këto startup-e figurojnë në listat e fituesve të viteve 2024, 2025 dhe 2026.

Një tjetër element që del nga verifikimi është se në disa raste nuk përsëritet vetëm startup-i, por vetë përfituesi. Dokumentet tregojnë se Aldi Lekaj, Emil Andoni, Fatjon Gjata, Gregor Andoni dhe Meivis Struga kanë përfituar grante më shumë se një herë duke aplikuar me startup-e të ndryshëm, por me të njëjtin person dhe të njëjtin NIPT. Thellohet skandali me startup-et: Fitues të përsëritur, konflikt interesi dhe pazare, si Arjan Ymeri "dorovit" miliona euro

29 Korrik, 18:18 Skandali me "Baboon" dhe "Marigo"

Ka raste kur paratë ndahen edhe mes burrit dhe gruas. Dokumentet zyrtare tregojnë se startup-i "Marigo Marketplace" u shpall fitues në vitin 2024, duke përfituar 3.500.000 lekë në Fazën 2 të zhvillimit. Dy vite më vonë, në listën e fituesve të Grant 2026, i njëjti projekt shfaqet me emrin Marigo Fashion Marketplace, duke marrë edhe 6.800.000 lekë në Fazën e Zgjerimit. Në total, projekti ka përfituar 10.300.000 lekë fonde publike.

Megjithatë, verifikimet tregojnë se aplikacioni Marigo për Android është hequr nga Google Play Store që prej 10 korrikut 2026. Përpara se të hiqej, ai kishte regjistruar vetëm 284 shkarkime. Ndërkohë, në App Store nuk rezulton më asnjë aplikacion aktiv i zhvilluesit, ndërsa faqja zyrtare marigoapp.com aktualisht nuk funksionon dhe shfaq gabim serveri.

Fitues del edhe kompania “Baboon”, e cila prej vitesh operon në treg dhe vështirë se mund të konsiderohet më një startup, që sipas vetë filozofisë së skemës duhet të mbështesë biznese të reja dhe inovative. Pavarësisht kësaj, kompania rezulton mes fituesve të fondit publik, edhe pse sipas të dhënave të disponueshme aktiviteti i saj ka hyrë në rënie dhe operacionet në Kosovë janë mbyllur.

Por situata bëhet edhe më interesante pasi "Baboon" zotërohet nga Genti Selenica, ndërsa "Marigo Marketplace" nga bashkëshortja e tij. Pra përveçse kemi ndarjen fondeve brenda familjes, te të dyja rastet, pra si te “Baboon” ashtu dhe te “Marigo” ka shkelje flagrante.

Rasti ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si monitorohen projektet që financohen me fondet e Startup Albania. Nëse një startup financohet fillimisht për zhvillimin e produktit dhe më pas për zgjerimin e tij, lind pyetja se cilët tregues janë marrë në konsideratë për të vlerësuar suksesin e projektit dhe për të miratuar një financim të dytë. /Pamfletistart up arjan ymeri Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia Fillon zbatimi i platformës “BESA”; i vihet zjarri Pyllit të Sodës në Vlorë, Gjirit të Llamanit në Himarë dhe “Gjirit të Hartës” në Ksamil 29 Korrik 2026, 12:4812:48Anti-Mafia Skandali me fondet e startup-eve, paratë e taksapaguesve shkojnë tek 'klientët' e ministres Ibrahimaj dhe drejtorit Arjan Ymeri (lista e kompanive) 28 Korrik 2026, 13:0013:00Anti-Mafia Dosja e gjyqtarit Hazbi Balliu: 6 shkarkime nga puna si jurist në Dibër, pasuri të paligjshme dhe punë të zeza në Prishtinë 28 Korrik 2026, 12:5712:57Anti-Mafia Italia kërkon hetimin e Andrea Çaushit që trafikoi 3.8 ton drogë; SPAK hesht, ndërsa Edi Rama i dha Kalanë e Lëkurësit 27 Korrik 2026, 12:2912:29Anti-Mafia Korçë/ Ish-drejtori i AKU e dha pronën e Ministrisë për pallat, skandali që prek Bashkinë e Sotiraq Filos 25 Korrik 2026, 15:2015:20Anti-Mafia Izraelitja 'Jet Bank', licencë për para elektronike, por në fakt po grumbullon depozita dhe jep kredi në Lek e Euro 24 Korrik 2026, 11:5411:54Anti-Mafia