Lajme Zone
Rama vijon me skemat, nxjerr tjetër platformë dhe mbyll derën e dorëheqjes: Nuk largohem nga pushteti!
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Rama vijon me skemat, nxjerr tjetër platformë dhe mbyll derën e dorëheqjes: Nuk largohem nga pushteti!

Gjatë një mbledhjeje me drejtuesit politikë të PS-së dhe kryetarët e komisioneve parlamentare, Rama prezantoi dokumentin e ri "Prania Besnike", të cilin e cilësoi si aneks të platformës "Besa". Dokumenti, sipas tij, synon të riorganizojë partinë për atë që e quan "kthesa e mandatit të katërt", duke forcuar lidhjen mes strukturave të PS-së dhe qytetarëve.

Edi Rama Kryeministri prezanton dokumentin e ri strategjik të PS-së, ndërsa protesta qytetare hyn në ditën e 61-të. Mes zemërimit në rritje në shesh, Rama mbron vazhdimësinë e qeverisjes dhe refuzon thirrjet për dorëheqje, duke theksuar se pushteti ndryshon vetëm me votë. Në kohën kur protesta qytetare ka hyrë në ditën e saj të 61-të dhe kërkesat për përgjegjësi politike vijojnë të artikulohen çdo mbrëmje në shesh, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të japë një mesazh të qartë: Partia Socialiste nuk ka ndërmend të tërhiqet nga qeverisja dhe do të vazhdojë mandatin e saj deri në fund.

Gjatë një mbledhjeje me drejtuesit politikë të PS-së dhe kryetarët e komisioneve parlamentare, Rama prezantoi dokumentin e ri "Prania Besnike", të cilin e cilësoi si aneks të platformës "Besa". Dokumenti, sipas tij, synon të riorganizojë partinë për atë që e quan "kthesa e mandatit të katërt", duke forcuar lidhjen mes strukturave të PS-së dhe qytetarëve.

Megjithatë, prezantimi i një tjetër platforme politike vjen në një moment kur opozita dhe protestuesit e konsiderojnë këtë si një përpjekje për të zbutur pakënaqësinë publike, pa adresuar shkaqet që kanë mbajtur qytetarët në shesh për dy muaj rresht.

Në fjalën e tij, Rama pranoi se pyetja më e shpeshtë që i drejtohet pas më shumë se 13 vitesh në pushtet është arsyeja pse kërkon të vazhdojë të qeverisë.

"Këtu vjen një pyetje që mbase askush s'e bën në këtë sallë, por e bëjnë njerëzit: Pse doni të qëndroni më gjatë? Pse s'ju mjaftojnë gjithë këto vite? Pse s'është koha t'ua lini vendin të tjerëve? Apo edhe më shkurt, komente të cilat i kam para syve: Ishalla vdisni një orë e më parë, çohuni që aty dhe shkoni nëpër shtëpi se s'jeni vetëm ju këtu. Pyetjet janë legjitime, dëshirat janë shprehje lirie, ndërsa urdhrat dhe sharjet nuk i konsideroj. Pas 13 vitesh qeverisje, 'Pse doni të qëndroni akoma?' është pyetja më legjitime që mund të na bëhet", deklaroi Rama. Kryeministri përdori shembuj nga modele të ndryshme qeverisjeje, nga Argjentina te Suedia, duke argumentuar se Partia Socialiste duhet të mësojë nga përvojat ndërkombëtare pa përsëritur gabimet e tyre.

Ai prezantoi gjithashtu dokumentin "Prania Besnike", duke e përshkruar si një strategji tërësisht të fokusuar te organizimi i brendshëm i partisë.

"Dokumenti strategjik 'Besa' e keni tashmë në dorë. Ky dokument tjetër quhet 'Prania Besnike' dhe është aneksi i dokumentit të parë. Ai i adresohet vetëm partisë, me synimin për ta vendosur atë në funksion të kthesës së mandatit të katërt. Nëse herën e shkuar fola për qeverisjen, sot flas për makinerinë tonë politike. Asnjëri nuk e humbi pushtetin nga dëgjimi, por të gjithë e humbën dëgjimin nga pushteti", tha ai. Në këtë kontekst, Rama solli si shembull ish-presidentin amerikan Barack Obama, duke argumentuar se një nga gabimet më të mëdha të administratës së tij ishte shpërbërja e rrjetit të aktivistëve pas fitores elektorale.

Pjesa më politike e fjalimit erdhi kur kreu i qeverisë iu përgjigj drejtpërdrejt kërkesave për dorëheqje dhe protestave që vijojnë prej 60 ditësh.

"Një parti politike as e trashëgon timonin e pushtetit, as ka të drejtë ta lëshojë rrugës, sepse disa të tjerë duan ta ngasin vetë makinën e pushtetit. Partia Socialiste ushtron pushtetin për aq kohë sa populli ia ka dhënë dhe për aq kohë sa ka votat në Kuvend. As unë nuk kam të drejtë të vendos kush duhet të jetë në qeveri apo në opozitë. Këtë e vendosin vetëm qytetarët me votë", shtoi Rama. Ai ishte edhe më i prerë ndaj thirrjeve që kërkojnë largimin e tij nga detyra: "'Rama jepe dorëheqjen', ajo këngë mua më pëlqen dhe më energjizon. Por të largohesh nga detyra pse një pakicë thërret në kor, është vetëm braktisje e një përgjegjësie të madhe".

Në përmbyllje, Rama tha se Partia Socialiste do të vijojë misionin e saj deri në anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

"Misioni ynë do të vazhdojë deri në vendosjen e flamurit të Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në oborrin e Europës së bashkuar", tha ai. Deklaratat e kryeministrit vijnë në një moment kur protesta qytetare ka hyrë në ditën e 61-të, ndërsa pjesëmarrësit kërkojnë ndryshim politik dhe mbajtje përgjegjësie. Në këtë klimë, prezantimi i dokumenteve të reja organizative nga Partia Socialiste shihet nga kritikët si një përpjekje për të forcuar strukturat e saj politike dhe për të menaxhuar pakënaqësinë publike, ndërsa vetë Rama e bëri të qartë se nuk e konsideron protestën si arsye për t'u larguar nga pushteti, duke këmbëngulur se legjitimiteti i qeverisë buron vetëm nga vota dhe shumica parlamentare.rama doreheqje Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Rindizen fitilat në PS, Edi Ramës i del kundër edhe Pandeli Majko 30 Korrik 2026, 15:2615:26Politike Drafti për Reformën Territoriale, shkrihen 15 bashki, nga 61 shkojnë në 46 30 Korrik 2026, 14:2014:20Politike “Rama n’burg, Berisha n’burg”/ Berisha thirrje demokratëve: Protestat, zëri i një shoqërie të dhunuar 30 Korrik 2026, 13:5513:55Politike Berisha akuza Ramës: Kryeson mafien më të rrezikshme në Evropë! Ermal Beqiri nuk u shpall në kërkim ndërkombëtar 30 Korrik 2026, 13:4113:41Politike Çfarë kërkon konsullata serbe pikërisht në Shkodër? 30 Korrik 2026, 11:0211:02Politike Marrëveshja me Beogradin, Bushati ngre alarmin: Konsullata serbe në Shkodër do të ishte gabim strategjik 30 Korrik 2026, 10:3710:37Politike