Lajme Zone
Protestuesit sfidojnë vapën, sot 61 ditë në shesh: Nuk largohemi deri në rrëzimin e Edi Ramës!
PolitikëPamfleti

Protestuesit sfidojnë vapën, sot 61 ditë në shesh: Nuk largohemi deri në rrëzimin e Edi Ramës!

Edhe gjatë protestës së sotme, pjesëmarrësit përsëritën akuzat ndaj qeverisë për gjendjen ekonomike, emigracionin dhe mungesën e përgjegjshmërisë së institucioneve. Ata u shprehën të vendosur se nuk do të tërhiqen, pavarësisht kohëzgjatjes së protestës, duke e cilësuar atë një "qëndresë qytetare" që do të vazhdojë deri në përmbushjen e objektivave të tyre.

Protesta e 61 para Kryeministrisë Protesta kundër Edi Ramës shënon sot ditën e 61-të. Protestuesit paralajmërojnë se nuk ka kthim pas Për të 61-ën ditë radhazi, protestuesit u mblodhën këtë të enjte në sheshin "Skënderbej", për të marshuar më pas drejt godinës së Kryeministrisë. Prej më shumë se dy muajsh, ata nuk kanë ndërprerë asnjë ditë protestën, duke deklaruar se do të vijojnë tubimet deri në largimin e kryeministrit Edi Rama. As temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin nuk i kanë ndalur protestuesit.

Edhe gjatë protestës së sotme, pjesëmarrësit përsëritën akuzat ndaj qeverisë për gjendjen ekonomike, emigracionin dhe mungesën e përgjegjshmërisë së institucioneve. Ata u shprehën të vendosur se nuk do të tërhiqen, pavarësisht kohëzgjatjes së protestës, duke e cilësuar atë një "qëndresë qytetare" që do të vazhdojë deri në përmbushjen e objektivave të tyre.

Gjatë grumbullimit në Sheshin Skënderbej, një i moshuar shprehu kritika të forta ndaj kryeministrit Edi Rama. Ai tha se kishte dalë në protestë për "shumë arsye", duke e akuzuar kreun e qeverisë se ka dëmtuar vendin dhe ka nxitur largimin e shqiptarëve.

"Të keqen që i ka bërë vendit ky person, nuk ia ka bërë as pushtuesi", u shpreh ai.

Sipas protestuesit, politikat e ndjekura ndër vite kanë sjellë shpopullimin e zonave rurale dhe largimin masiv të qytetarëve jashtë vendit.

"Ai nuk e di sa shqiptarë kanë ikur nga fshati, i ka shpopulluar. Nuk ka lënë njeri pa bullizuar. Ai e shkatërroi këtë vend", deklaroi i moshuari.

Organizatorët kanë ritheksuar se tubimet do të vijojnë çdo ditë, duke këmbëngulur se nuk do të ndalen derisa të realizohet kërkesa për largimin e kryeministrit Edi Rama.protesta doreheqja e rames Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Shuhet pas 3 orësh zjarri në Shkozet, dy efektivë përfjnë në spital nga asfiksimi! 30 Korrik 2026, 19:3619:36Aktualitet Inspektorati i Përgjithshëm hap platformën e re për denoncime, si mund të raportoni shkeljet online! 30 Korrik 2026, 19:2719:27Aktualitet Vijon zjarri në magazinën e fishekzjarrëve në Shkozet, policia bllokon qarkullimin: Shmangni këto akse! 30 Korrik 2026, 18:4618:46Aktualitet Kush e solli Kanye West-in në Tiranë? 30 Korrik 2026, 18:0618:06Aktualitet Flakët jashtë kontrollit në Shkozet, bllokohet rruga Plepa-Durrës! 30 Korrik 2026, 18:0618:06Aktualitet Situatë kritike nga zjarri në Shkozet, flakët përhapen edhe në magazinën ngjitur; gjysma e Durrësit pa drita 30 Korrik 2026, 17:3517:35Aktualitet