Lajme Zone
Gazetari: Reflektimi i vetëm i Ramës për protestën, frika e humbjes së votave
PolitikëCNA

Gazetari: Reflektimi i vetëm i Ramës për protestën, frika e humbjes së votave

Gazetari Mentor Kikia analizoi sot situatën e qeverisë dhe...

Gazetari Mentor Kikia analizoi sot situatën e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama përballë protestave qytetare.

I ftuar në Euronews Albania, Kikia tha se qeveria ndihet e nënshtruar pasi haset me komente negative që përbëjnë shumicën e reagimeve.

Sipas gazetarit, frika më e madhe e Ramës është humbje e besimit në popull, dhe sipas tij, frika se mund të humbasë vota është arsyeja e vetme që e ka bërë të reflektojë ndaj situatës. “Qeveria, në postimet e veta, ndihet gati e nënshtruar sepse në çdo publikim që bën në rrjetet sociale është e sulmuar. Mbi 90% e komenteve janë negative. Në këto kushte, Rama kuptoi se kishte humbur edhe një gjë shumë më të madhe sesa kaq, besimin e qytetarëve. Sepse shumë njerëz, që deri në atë kohë kishin heshtur për të shfaqur një lloj kontestimi, kundërshtie apo edhe opozitarizmi ndaj qeverisjes së tij. Befas u çliruan dhe te protesta kishte qytetarë, intelektualë të formimeve të ndryshme, votues të PS-së. Reflektimi i Ramës për protestën nuk është për të plotësuar kërkesat e tyre, por për të mos humbur votat”,-tha Kikia./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.