Lajme Zone
Kaos në Shkozet/ Zjarrfikësit në ‘luftë’ me flakët te fabrika e fishekzjarrëve, paralizohet qarkullimi
Të tjeraPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Kaos në Shkozet/ Zjarrfikësit në ‘luftë’ me flakët te fabrika e fishekzjarrëve, paralizohet qarkullimi

Sipas njoftimit të Policisë, për shkak të shpërthimit në magazinën e fishekzjarrëve dhe zjarrit që vijon në Shkozet, është ndërprerë qarkullimi në Unazën e qytetit, në mbikalimin e Shkozetit, në segmentin rrugor "Martin Camaj" në drejtim të Plepave, si edhe në segmentin rrugor Kavajë-Durrës.

28 MINUTA ME PARE Vijon zjarri në magazinën e fishekzjarrëve në Shkozet, policia bllokon qarkullimin: Shmangni këto akse! Zjarri në magazinën e fishekzjarrëve në Shkozet Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht për zjarrin masiv që ka përfshirë zonën e Shkozetit, duke njoftuar bllokimin e qarkullimit të automjeteve në disa prej akseve kryesore rrugore në Durrës dhe duke u bërë apel qytetarëve të shmangin lëvizjet në zonë.

Sipas njoftimit të Policisë, për shkak të shpërthimit në magazinën e fishekzjarrëve dhe zjarrit që vijon në Shkozet, është ndërprerë qarkullimi në Unazën e qytetit, në mbikalimin e Shkozetit, në segmentin rrugor "Martin Camaj" në drejtim të Plepave, si edhe në segmentin rrugor Kavajë-Durrës. Policia u kërkon drejtuesve të mjeteve dhe qytetarëve të përdorin rrugë alternative deri në normalizimin e situatës, ndërsa apelon të shmanget çdo lëvizje e panevojshme pranë perimetrit të zjarrit. "Për shkak të zjarrit të rënë në zonën e Shkozetit, është bllokuar qarkullimi i automjeteve në Unazën e qytetit, në mbikalimin e Shkozetit, në segmentin rrugor “Martin Camaj”, në drejtim të Plepave, si dhe në segmentin rrugor Kavajë-Durrës.

Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në normalizimin e situatës.

Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse dhe strukturat e tjera përgjegjëse, ndodhen në terren dhe po punojnë për menaxhimin e situatës, shuarjen e zjarrit, garantimin e sigurisë dhe rikthimin e qarkullimit sa më shpejt të jetë e mundur."-thuhet në njoftim. 1 ORE ME PARE Flakët jashtë kontrollit në Shkozet, bllokohet rruga Plepa-Durrës! Situata nga zjarri masiv në zonën e Shkozetit vijon të përkeqësohet. Aksi rrugor Plepa-Durrës është bllokuar në të dyja drejtimet e lëvizjes, ndërsa autoritetet kanë krijuar një perimetër sigurie për shkak të rrezikut të lartë nga flakët dhe shpërthimet.

Policia ka ndaluar qarkullimin e automjeteve në të dyja korsitë e rrugës, ndërsa u bën thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet pranë zonës së prekur. Vendimi është marrë pas shpërthimeve të fuqishme që u regjistruan në magazinën e përfshirë nga flakët, ku dyshohet se ndodheshin fishekzjarre. Ndërkohë, operacioni për shuarjen e zjarrit vijon, por ekipet zjarrfikëse po hasin vështirësi serioze. Sipas informacioneve nga terreni, disa prej mjeteve zjarrfikëse kanë mbetur pa ujë, duke vështirësuar përpjekjet për të vënë nën kontroll flakët.

Zjarri shpërtheu fillimisht në një magazinë në Shkozet dhe më pas u përhap edhe në objektin ngjitur. Për shkak të intensitetit të flakëve, temperaturave të larta dhe materialeve të depozituara në magazina, situata mbetet ende kritike, ndërsa autoritetet vijojnë punën për izolimin e plotë të vatrës.

Qytetarëve u është kërkuar të mos afrohen në zonën e rrezikut deri në një njoftim të dytë. 1 ORE ME PARE Situatë kritike nga zjarri në Shkozet, flakët përhapen edhe në magazinën ngjitur; gjysma e Durrësit pa drita Pamje nga zjarri në magazinën në Shkozet Situata në zonën e Shkozetit në Durrës vijon të mbetet kritike, pasi zjarri i rënë fillimisht në një magazinë është përhapur edhe në objektin ngjitur. Flakët kanë përfshirë tashmë edhe magazinën e dytë, ndërsa operacioni për shuarjen e zjarrit vazhdon prej më shumë se një ore pa arritur ende ta vendosë situatën plotësisht nën kontroll.

Sipas informacioneve paraprake, përhapja e shpejtë e flakëve është favorizuar nga temperaturat e larta, era e fortë dhe materialet e depozituara brenda ambienteve të magazinimit. Intensiteti i zjarrit ka vështirësuar ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse, të cilat vijojnë punën për izolimin e vatrave aktive. Situata është bërë edhe më e rrezikshme për shkak të shpërthimeve të njëpasnjëshme që janë dëgjuar nga magazina. Dyshohet se brenda saj ndodheshin edhe fishekzjarre, çka ka shtuar rrezikun për ekipet në terren. Pas shpërthimeve të fuqishme, efektivët e emergjencës u detyruan të tërhiqeshin nga perimetri i afërt për të garantuar sigurinë e tyre, duke rifilluar ndërhyrjen vetëm pasi u krijuan kushte më të favorshme.

Ndërkohë, Policia e Shtetit vijon të mbajë të bllokuar aksin rrugor pranë zonës së Shkozetit, ndërsa qytetarët dhe automjetet janë larguar nga perimetri i rrezikut. Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të shmangin lëvizjet në zonë deri në normalizimin e situatës. 2 ORE ME PARE Zjarr i madh në një magazinë fishekzjarresh pranë mbikalimit të Shkozetit, tymi mbulon zonën! Pamje nga zjarri pranë mbikalimit të Shkozetit Tymi i zi mbuloi zonën, kurse zjarri ende jashtë kontrollit. Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një fabrikë në zonën e Shkozetit, në Durrës, duke shkaktuar një situatë kritike që vijon prej më shumë se një ore. Flakët, të favorizuara nga temperaturat e larta dhe era e fortë, janë përhapur me shpejtësi edhe në objektin ngjitur, duke e bërë më të vështirë ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.

Sipas të dhënave paraprake, në ambientet e fabrikës ndodheshin materiale të ndryshme, ndërsa dyshohet se në një prej magazinave ruheshin edhe fishekzjarre. Gjatë zhvillimit të zjarrit janë dëgjuar disa shpërthime të forta, të cilat kanë detyruar ekipet e emergjencës të tërhiqen përkohësisht nga perimetri i afërt për arsye sigurie.

Në vendngjarje janë angazhuar gjashtë mjete zjarrfikëse nga Durrësi, Porti i Durrësit dhe Shijaku, të cilat po punojnë për të izoluar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre në objekte të tjera pranë fabrikës. Operacioni mbetet i vështirë për shkak të intensitetit të zjarrit, tymit të dendur dhe rrezikut nga shpërthime të tjera.

Për shkak të situatës, Policia ka bllokuar qarkullimin e automjeteve në aksin pranë mbikalimit të Shkozetit, ndërsa qytetarët janë larguar nga zona e rrezikut. Shtëllungat e dendura të tymit të zi janë përhapur në një pjesë të madhe të zonës, duke qenë të dukshme edhe nga distanca të largëta. Ndërkohë, si pasojë e zjarrit, një pjesë e madhe e qytetit të Durrësit ka mbetur përkohësisht pa energji elektrike, ndërsa operatorët po punojnë për rikthimin e furnizimit sapo situata të jetë e sigurt.

Deri më tani nuk ka raportime zyrtare për persona të lënduar, ndërsa shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta. Autoritetet pritet të kryejnë hetimet për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes pasi flakët të vihen plotësisht nën kontroll. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen LIVE UPDATES Brenda Kuvend, jashtë protestë; qytetarët përplasen me policinë, shoqërohen disa persona 27 Korrik 2026, 10:4010:40LIVE UPDATES Minutë pas minute/ Gazi dhe sulmet nuk e ndalin revoltën, qytetarët të vendosur për rrëzimin e dyshes Rama-Berisha 23 Korrik 2026, 21:2421:24LIVE UPDATES Minutë pas minute/ 50 ditë protestë dhe marshim, qytetarët në këmbë kundër oligarkisë politike 19 Korrik 2026, 20:4620:46LIVE UPDATES Revolta nuk ndalet/ Fjalime, denoncime dhe thirrje për zhbërjen e kastës politike 18 Korrik 2026, 20:4820:48LIVE UPDATES Minutë pas minute/ 48 ditë protestë dhe marshim, Tirana në këmbë kundër oligarkisë politike 17 Korrik 2026, 21:2621:26LIVE UPDATES Minutë pas minute/ Asgjë nuk e ndal revoltën qytetare, kërkohet largimi dhe arrestimi i Ramës 16 Korrik 2026, 20:5220:52LIVE UPDATES