UEFA do të bojkotojë të gjitha kompeticionet e FIFA-s, përfshirë edhe Kupën e Botës, nëse nuk tërhiqet një propozim i diskutueshëm që parashikon përfshirjen e investitorëve privatë në aktivitetet më fitimprurëse të organizatës. Pas një mbledhjeje urgjente të zhvilluar këtë të enjte, UEFA bëri të ditur se të 55 federatat anëtare kanë dalë njëzëri kundër këtij projekti. LEXO edhe...Shkuan për një turne në Suedi, ‘zhduken’ 20 futbollistët e rinj afrikanë! Hetime për migrim të paligjshëm “Nuk mund ta trajtojmë Kupën e Botës si një produkt investimi. Ajo është një nga trashëgimitë më të mëdha sportive të futbollit. Është ndërtuar ndër breza nga lojtarët, kombëtaret dhe tifozët në të gjitha kontinentet. Asnjë pjesë e saj nuk duhet t’u dorëzohet investitorëve privatë. Kupa e Botës nuk është në shitje”, thuhet në deklaratën e UEFA-s. Më tej, organizata paralajmëron se asnjë kombëtare europiane nuk do të marrë pjesë në kompeticionet e FIFA-s për aq kohë sa ky propozim të mbetet në fuqi, përveç rastit kur ai të tërhiqet plotësisht dhe FIFA të japë garanci detyruese se nuk do t’i hapë më kurrë qeverisjen apo kompeticionet e saj pronësisë private. Nëse situata nuk ndryshon, bojkoti mund të nisë që në shtator, kur në Poloni është planifikuar të zhvillohet Kupa e Botës për Femra U-20. Propozimi i FIFA-s parashikon krijimin e një kompanie të re, FIFA Forward Enterprise (FFE), e cila do të menaxhojë një pjesë të aktiviteteve më fitimprurëse të FIFA-s, përfshirë të drejtat televizive, sponsorët, shitjen e biletave dhe marrëveshjet e licencimit për turnetë, përfshirë Kupën e Botës. Përmes kësaj kompanie, FIFA synon të tërheqë investitorë të jashtëm dhe të sigurojë fillimisht 4.2 miliardë dollarë financim, mbi bazën e një vlere të vlerësuar prej 20 miliardë dollarësh për FFE. U.D/ReportTv.al FIFA uefa Komento Komente Sondazhi i ditës: Si iu duket propozimi i PS-së që nga 61 të kalohet në 46 bashki? I drejtë 68.5% I gabuar 24.6% Nuk kam mendim 6.8% Vota total: 556 Sondazhi i ditës: Si iu duket propozimi i PS-së që nga 61 të kalohet në 46 bashki?

