Korriku po mbaron dhe sezoni turistik veror është kulmin e vet. Dhe është mirë, megjithë problematikat e përhershme. Gjysma e parë e vitit 2026 konfirmoi se turizmi vijon të jetë industria numër një e Shqipërisë, duke ia kaluar në PBB kontributit nga ndërtimi dhe bujqësia. Sipas INSTAT, numri i vizitorëve të huaj në periudhën janar-maj 2026 u rrit me mbi 286 mijë vetë, në krahasim me periudhën janar-maj 2025, ose një shtim prej 8.2 përqind. LEXO edhe...Ish-sekretarja e PD-së, Jola Hysa emërohet drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Turizmit Vetëm qershori 2026 cedoi pak, me rritje vetëm 1.3 përqind, për shkak të studisë së lajmeve perëndimore për protestën paqësore në Tiranë. Pavarësisht se ishte paqësore, fakti që zhvillohej çdo ditë dhe jo rrallë herë me mijëra protestues mbushnin bulevardin, tkurri dëshirën për të ardhur për të parë Shqipërinë. Për fat, protesta vijoi mrekullisht paqësore dhe pasiguria në korrik u davarit. Turizmi në trajektoren e tij pozitive si destinacion deti, kulturor, gastronomik, i aventurës dhe i natyrës Pas rekordit të vitit 2025, kur vendi priti mbi 12.4 milionë vizitorë të huaj, periudha janar–qershor 2026 dëshmoi një vazhdimësi të prirjes pozitive, me rritje të flukseve turistike, zgjerim të sezonit përtej muajve të verës dhe interes në rritje për destinacionet turistike të Shqipërisë. Përmirësimi i infrastrukturës rrugore të vendit, zgjerimi i kapaciteteve të Aeroportit Ndërkombëtar "Nënë Tereza", shtimi i linjave ajrore me kosto të ulët, investimet në hoteleri dhe promovimi ndërkombëtar kanë krijuar kushte më të favorshme për zhvillimin e kësaj industrie tek ne. Krahas shtimit të vizitorëve të huaj, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, ka ardhur edhe rritja e fluturimeve ndërkombëtare drejt Tiranës, me interes në rritje për rivierën shqiptare, Alpet, qytetet historike dhe turizmin kulturor, si dhe zgjerimi gradual i sezonit turistik. Veçanërisht inkurajues është fakti se Shqipëria tashmë nuk perceptohet më vetëm si destinacion veror, por po fiton terren edhe në segmentet e turizmit kulturor, gastronomik, të aventurës dhe të natyrës. Azia, “hambari” turistik i së ardhmes? Nëse Europa mbetet tregu kryesor i turizmit shqiptar, dekada e ardhshme mund të jetë dekada e turistëve aziatikë. Rajoni aziatik përfaqëson tregun më të madh turistik në botë. Vende si Kina, India, Japonia, Koreja e Jugut, Vietnami, Indonezia, Singapori, Malajzia dhe Tajlanda po gjenerojnë çdo vit me dhjetëra milionë udhëtime ndërkombëtare më shumë. Zhvillimet ekonomike në Azi, rritja e klasës së mesme dhe shtimi i udhëtimeve ndërkombëtare krijojnë një mundësi të rëndësishme për Shqipërinë. Për ta shfrytëzuar atë nevojiten investime në promovim, lidhje më të mira ajrore, bashkëpunim me operatorët ndërkombëtarë dhe një strategji afatgjatë të orientuar drejt tregjeve me potencial të lartë. Për turistët nga Azia, rëndësi të veçantë kanë paketat turistike të organizuara dhe mundësia për të vizituar disa vende ballkanike në një udhëtim të vetëm. Ne na duhet një promovim i dedikuar në tregjet aziatike dhe pjesëmarrje aktive në panairet kryesore të turizmit në Pekin, Shangai, Tokio, Seul, Dubai, etj. Promovimi duhet të zhvillohet edhe në platformat e përdorura gjerësisht në tregjet aziatike, me materiale në gjuhët përkatëse dhe bashkëpunim me krijues përmbajtjeje. Turizmi nuk është vetëm plazh. Një nga gabimet më të mëdha do të ishte promovimi i Shqipërisë vetëm si destinacion bregdetar. Turistët aziatikë kërkojnë histori, kulturë, natyrë, gastronomi dhe përvoja autentike. Shqipëria ka potencial të ofrojë një kombinim të këtyre elementeve, nëse produkti turistik zhvillohet në mënyrë të integruar. Nëse Europa do të vazhdojë të mbetet baza kryesore e turizmit shqiptar, Azia mund të jetë burimi më i rëndësishëm i rritjes në dekadën e ardhshme. Diversifikimi i tregjeve do ta bënte sektorin më të qëndrueshëm dhe do të rriste të ardhurat nga turizmi, duke e afruar Shqipërinë me modelin e destinacioneve që synojnë jo vetëm më shumë vizitorë, por edhe më shumë vlerë të shtuar për ekonominë e tyre kombëtare. Nëse projektet e turizmit elitar në Sazan dhe Zvërnec do të na ecin, jemi në rrugën e duhur të sigurimit të zhvillimit të pulës së artë turizëm të paktën dhe për një dekadë. Dhe të gjithë atyre “krijuesve” të protestës që “u lodhën” duke vlerësuar kinse negativisht në internet resortet shqiptare mos-pjesmarrëse në protestë dhe kompania Google për 48 orë ua përplasi në fytyrë bllofin duke ua kthyer yjet resorteve, një shprehje jona popullore u shkon për shtat:”Turizmit shqiptar i marrshin të ligat!” U.D/ReportTv.al fatos cocoli turizmi resorti ne zvernec sazan Komento Komente Sondazhi i ditës: Si iu duket propozimi i PS-së që nga 61 të kalohet në 46 bashki? I drejtë 66.9% I gabuar 25.7% Nuk kam mendim 7.4% Vota total: 833 Sondazhi i ditës: Si iu duket propozimi i PS-së që nga 61 të kalohet në 46 bashki?

