BE cakton afatin, Shqipëria të mbyllë negociatat brenda vitit 2027. Komsionerja për Zgjerimin e BE, Marta Kos zbuloi para Parlamentit Europian, Paketën e Zgjerimit, me udhërrëfyesin e posaccëm që i cakton Shqipërisë fundin e dhjetorit 2027 si afatin për të mbyllur negociatat me BE.
Pedagogu Klementin Mile e cilëson lajm shumë të mirë faktin që ka një datë konkrete për mbylljen e negociatave, por nënvizon se njëkohësisht, kjo është edhe sfiduese.
Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Mile u shpreh se puna e qeverisë do duhet të jetë edhe më e madhe në pak kohë. Mile u shpreh se Bashkimin Evropian e sheh me sy pozitiv Shqipërinë, edhe për shkak të gjeopolitikës.
“Shumë mirë që kemi një datë, por është lajm sfidues. Puna e qeverisë do jetë më sfiduese dhe më e madhe. Çfarë themi, duhet ta bëjmë në mënyrën e duhur. Fjala kyçe është zbatimi. Ligji duhet të zbatohet. Këto janë pika të ndjeshme që i kanë përcaktuar europianët për ne. Na shohin me sy pozitiv edhe për shkak të situatës gjeopolitike. Nga njëra anë kemi vështirësinë që nuk kemi kohën e gjatë për detyrat e shtëpisë, duhet që efekti i këtyre ligjeve të ndihet në terren. Ky është europianizimi”, theksoi ai./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet beKlementin MileMarta Kosshqiperi

