Foto ilustruese Një studim i përgatitur për Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian rendit Shqipërinë mes vendeve të zgjerimit të BE-së që mbeten të ekspozuara ndaj ndërhyrjeve hibride ruse. Raporti evidenton si dobësi kryesore korrupsionin, polarizimin politik, institucionet e dobëta, dezinformimin dhe sulmet kibernetike. Shqipëria mbetet një nga vendet e Ballkanit Perëndimor të ekspozuara ndaj ndërhyrjeve hibride ruse, për shkak të dobësive të brendshme politike dhe institucionale. Ky është përfundimi i një studimi të përgatitur për Komisionin për Punët e Jashtme (AFET) të Parlamentit Europian, i cili analizon situatën në nëntë vendet kandidate dhe aspirante për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Sipas raportit të siguruar nga "Pamfleti", Shqipëria nuk renditet ndër vendet ku ndikimi rus është më i fortë, si Serbia, Gjeorgjia apo Moldavia, por mbetet e cenueshme për shkak të një sërë faktorësh të brendshëm. Dokumenti identifikon si dobësi kryesore polarizimin politik, institucionet e dobëta, korrupsionin, proceset zgjedhore, ekosistemin e brishtë mediatik dhe ekspozimin ndaj sulmeve kibernetike.
Raporti nënvizon se në Shqipëri, njësoj si në Maqedoninë e Veriut, administrata e politizuar dhe reformat e papërfunduara kundër korrupsionit krijojnë hapësira që mund të shfrytëzohen nga aktorë të huaj për të ushtruar ndikim. Dokumenti thekson se dobësia e shtetit ligjor dhe rrjetet klienteliste rrisin rrezikun e manipulimit të proceseve demokratike.
Një kapitull i veçantë i kushtohet dezinformimit. Autorët vlerësojnë se Shqipëria nuk ka një bazë të gjerë mbështetëse pro-ruse, por paralajmërojnë se narrativat kundër NATO-s dhe Bashkimit Europian, të prodhuara nga mediat shtetërore ruse, riciklohen nga media shqiptare dhe futen në debatin publik si lajme. Sipas raportit, kjo ndodh për shkak të një tregu mediatik të fragmentuar dhe me mekanizma të dobët rregullues.
Studimi përmend gjithashtu edhe rastin e uzinës ushtarake të Gramshit në vitin 2022, kur tre shtetas të huaj u arrestuan teksa tentonin të hynin në objekt. Sipas autorëve, episodi tregon interesin e aktorëve rusë për të testuar dhe mbledhur informacion mbi infrastrukturën e mbrojtjes edhe në vende me orientim të qartë euroatlantik, si Shqipëria.
Në tabelën përmbledhëse të raportit, Shqipëria renditet si vend ku ndërhyrjet hibride mund të shfaqen përmes financimeve të fshehta politike, dezinformimit dhe propagandës, si edhe sulmeve kibernetike dhe tentativave për depërtim teknik.
Megjithatë, raporti thekson se ndikimi rus në Shqipëri mbetet dukshëm më i kufizuar krahasuar me vende si Serbia, Gjeorgjia apo Moldavia, ku Moska përdor një gamë shumë më të gjerë instrumentesh, përfshirë ndikimin në sektorin e energjisë, elitat politike, shërbimet e sigurisë dhe grupet proxy. Për Shqipërinë, rreziku lidhet më shumë me dobësitë e brendshme sesa me një prani të drejtpërdrejtë ruse. /Pamfletirusia moska shqiperia Dokumenta bashkëngjitur Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Dua Lipa mbështet sërish protestat në Shqipëri, Flamingot ngjiten në skenën e “Sunny Hill” 31 Korrik 2026, 15:5715:57Aktualitet Meteorologia paralajmëron vjeshtë të vonuar: Shtatori me temperatura të larta, ja kur rikthehen stuhitë! 31 Korrik 2026, 15:4515:45Aktualitet "Besa e Ramës si karamele propagande", Kalaja: Rezistenca e protestës heroike, zgjidhja e vetme mbeten zgjedhjet! 31 Korrik 2026, 15:2915:29Aktualitet Letra anonime e sajuar nga Tano Karidi i Mjekësisë kundër Edit Xhajankës që i zbuloi aferat, përdor Silvana Barën në gjuetinë e shtrigave 31 Korrik 2026, 14:2314:23Aktualitet Vala e të nxehtit, meteorologia zbulon si do të jenë temperaturat në fundjavë 31 Korrik 2026, 14:1814:18Aktualitet "Nuk pranojmë të na shuajnë bashkinë", banorët e Selenicës dhe Maliqit kundër hartës së re 31 Korrik 2026, 13:5013:50Aktualitet

