Lajme Zone
Nga pullat fiskale e kanabisi, te nafta/ Shfaqet sërish “ALBTrace Co”, qeveria i jep markimin e karburanteve
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Nga pullat fiskale e kanabisi, te nafta/ Shfaqet sërish “ALBTrace Co”, qeveria i jep markimin e karburanteve

Vendimi është miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave dhe përcakton se subjektet që importojnë ose prodhojnë karburante do t'i paguajnë shoqërisë ALBTrace Co një tarifë prej 6.5 euro pa TVSH për çdo 1 mijë litra karburant të shënjuar.

Foto ilustruese Nafta në 214 lekë, qeveria vendos tarifë të re për markimin e karburanteve, ALBTrace Co zgjerohet me një tjetër shërbim... Ndërsa shqiptarët vijojnë të paguajnë një nga çmimet më të larta të karburanteve në rajon, me naftën që ka arritur në rreth 214 lekë për litër, qeveria ka miratuar një tarifë të re për markimin e detyrueshëm të karburanteve, kosto që pritet të reflektohet në çmimin final që paguajnë konsumatorët.

Vendimi është miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave dhe përcakton se subjektet që importojnë ose prodhojnë karburante do t'i paguajnë shoqërisë ALBTrace Co një tarifë prej 6.5 euro pa TVSH për çdo 1 mijë litra karburant të shënjuar.

"Tarifa kombëtare e shërbimit të shënjimit, që do t’i paguhet shoqërisë “ALBTrace CO”, sh.a., nga subjektet e detyruara do të jetë në shumën prej 6.5 euro pa TVSH për 1 000 litra të shënjuara", thuhet në vendimin e propozuar nga Ministria e Financave.

Edhe pse tarifa paguhet nga operatorët e tregut, në praktikë ajo përbën një kosto shtesë për importuesit dhe prodhuesit, e cila zakonisht transferohet te konsumatori përmes çmimit të shitjes. Vendimi ngre pikëpyetje edhe për faktin se tarifa është përcaktuar në euro dhe jo në monedhën kombëtare.

Në qendër të këtij shërbimi qëndron ALBTrace Co, një shoqëri me kapital të përbashkët, ku 51 për qind e aksioneve zotërohen nga Shtypshkronja e Letrave me Vlerë, ndërsa 49 për qind nga kompania O&S Security and Solutions, e regjistruar në Emiratet e Bashkuara Arabe.

ALBTrace Co nuk është një emër i panjohur. Kompania u krijua vitin e kaluar, pasi qeveria njoftoi se nuk do të zgjaste koncesionin e pullave fiskale me kompaninë zvicerane SICPA, duke deklaruar se shërbimi do të kalonte nën kontrollin e shtetit. Megjithatë, dokumentet e depozituara në Qendrën Kombëtare të Biznesit tregojnë se partneri privat i ALBTrace ka lidhje me grupin SICPA. Qeveria e nxorri nga dera, SICPA hyn nga dritarja! Koncesioni i pullave fiskale ‘riciklohet’ tek të njëjtat duar 1 Prill, 16:40 Sipas dokumentacionit zyrtar, 40 për qind e O&S Security and Solutions zotërohet nga SICPA Middle East Investments Holding, ndërsa pjesa tjetër nga Oumolat Security Printing LLC, kompani e krijuar nga Banka Qendrore e Emirateve të Bashkuara Arabe. Në strukturat drejtuese të ALBTrace Co figuron edhe Wassim Al Mraqtan, i prezantuar në dokumentet publike të marrëveshjes mes Oumolat dhe SICPA si zëvendëspresident i SICPA për Lindjen e Mesme.

Roli i ALBTrace Co është zgjeruar edhe në një tjetër sektor të ndjeshëm. Më herët, qeveria e caktoi këtë shoqëri si autoritetin teknik për sistemin e shënjimit dhe gjurmueshmërisë së kanabisit mjekësor. Ndërsa me vendimin e miratuar këtë javë për krijimin e Regjistrit Kombëtar të Aktivitetit të Licencuar të Bimës së Cannabis-it, sistemi shtetëror do të ndërveprojë me platformën teknike të administruar nga ALBTrace Co, e cila është gjithashtu një nga subjektet me akses në regjistër.

Kështu, brenda pak më shumë se një viti, ALBTrace Co ka marrë në administrim shërbimin e markimit të karburanteve dhe një rol kyç në sistemin e gjurmueshmërisë së kanabisit mjekësor, ndërsa qytetarët përballen me një tjetër kosto mbi karburantin, në një kohë kur çmimi i naftës mbetet në nivele rekord. /Pamfleti Pas pullave fiskale, “ALBTrace Co” merr në dorë edhe kanabisin; dalin sërish në skenë arabët dhe SICPA

10 Korrik, 20:12 nafata albtrace co 1 Komente E Erti 31 Korrik 2026, 18:26 Nuk u ngopen se vjedhuri me ngjyrosjen e karburanteve ? Moren miliona euro e nuk ngjyrosen asnje liter çfare kerkojne me keta plera apo te na vjedhin akoma sy per syri nen e hijen e keti Shteti Per çfare na duhet ne ngjyrosja e karburanteve apo kane çmim te lire ketukarburantet edhe kjo takse mungonte per te na marre edhe ato qindarka qe na kane mbetur neper xhepa Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Bashkim Ulaj merr goditje të fortë për Rrjollin, humbet gjyqin me Agron Shehajn 31 Korrik 2026, 17:1617:16Aktualitet Kaos në Morinë, kontrollet e mjeteve me targa të huaja bllokojnë qarkullimin! 31 Korrik 2026, 16:2016:20Aktualitet Shqipëria në ‘radarët’ e Moskës, PE: Korrupsioni dhe institucionet e dobëta e kanë bërë vendin më të cenueshëm 31 Korrik 2026, 16:0516:05Aktualitet Dua Lipa mbështet sërish protestat në Shqipëri, Flamingot ngjiten në skenën e “Sunny Hill” 31 Korrik 2026, 15:5715:57Aktualitet Meteorologia paralajmëron vjeshtë të vonuar: Shtatori me temperatura të larta, ja kur rikthehen stuhitë! 31 Korrik 2026, 15:4515:45Aktualitet "Besa e Ramës si karamele propagande", Kalaja: Rezistenca e protestës heroike, zgjidhja e vetme mbeten zgjedhjet! 31 Korrik 2026, 15:2915:29Aktualitet