Protestuesit kërkojnë largimin e të dyve, por Rama dhe Berisha luftën për të zotëruar pushtetin; njëri për të mbrojtur klanin e Lindës e Olsit, tjetri për të rikthyer klanin e Argitës, Shkëlzenit e dhëndrit. Pas 8 viteve në pushtet të Berishës dhe 13 viteve të Ramës, kacafytja mes tyre është për të vendosur se cili klan do të vazhdojë të grabitë Shqipërinë... Ndërkohë që protestuesit po kërkojnë largimin nga politika të Edi Ramës e Sali Berishës, këta dy, përveçse po bëjnë çmos së bashku për të asgjësuar protestën, po kacafyten: njëri për të mbajtur pushtetin, ndërsa tjetri për t'u rikthyer në pushtet.
Gjatë dy muajve kërkesë për dorëheqje, Edi Rama deklaron se refuzimi për të mos ikur nuk ka lidhje me egon, dëshirën dhe interesin për të qenë kryeministër, por me detyrimin për të mbyllur procesin e integrimit të Shqipërisë në BE brenda vitit 2030.
Ndërsa Sali Berisha, me djallëzinë dhe demagogjinë e mbështetjes së protestës, deklaron se largimi i Edi Ramës nga pushteti shpëton Shqipërinë dhe shqiptarët nga korrupsioni, narkoshteti e varfëria dhe i hap rrugë një qeverie në shërbim të popullit.
Nëse aktrimi i tyre me role të dakordësuara lidhet me përpjekjet për të sunduar në politikë, kacafytja me akuza lidhet me paktin e rotacionit të pushtetit, të cilin Edi Rama e shkeli dhe nuk ia lëshoi Sali Berishës pas dy mandatesh.
Këtë pakt e dekonspiroi vetë Sali Berisha gjatë protestave pas vitit 2021, ku slogani kryesor i tij ishte: "Rama, largohu nga pushteti, tani është radha jonë"; pra, ishte në pritje të rikthimit në pushtet sipas marrëveshjes.
Ndërsa Edi Rama i është kundërpërgjigjur, me refrenin që vazhdon të përsërisë çdo ditë edhe gjatë dy muajve të protestës: "Nuk largohem, më ka votuar shumica e popullit për të futur Shqipërinë në BE".
Të dy flasin në emër të popullit, por kacafytja reale mes Berishës e Ramës ka si qëllim lëshimin e pushtetit familjar nga Linda e Olsi, dhe marrjen përsëri nga Argita, Shkëlzeni e dhëndri Abi.
E themi këtë, sepse gjatë 8 viteve pushtet të Sali Berishës, kryeministra faktikë kanë qenë Argita, Shkëlzeni e Jamarbri, duke krijuar dhe ushtruar pushtetin familjar në ligjbërje e vendimmarrje.
Edhe gjatë këtyre 13 viteve pushtet të Edi Ramës, kryeministra faktikë kanë qenë dhe janë Linda e Olsi Rama, të cilët kanë krijuar dhe ushtruar pushtet familjar e klanor.
Në shumë ligje e vendime qeverie me përmbajtje ekonomike, financiare, pronësore e koncesionare, që u miratuan gjatë pushtetit të PD-së e PS-së, rezultoi me shumë fakte të njohura tashmë se qëndronin interesat përfituese të Argitës, Shkëlzenit si dhe të Lindës e Olsit, nëpërmjet grupeve të bizneseve dhe prestanomeve të tyre.
Nëpërmjet pushteteve familjare, Sali Berisha dhe Edi Rama krijuan klanet, grupet oligarkike e kriminale, disa të përbashkët; të cilët, në shumë raste kanë dalë të lidhur në lobime ekonomike, financiare, pasurore, leje ndërtimi, koncesione e interesa të drejtpërdrejta dhe indirekte me Argitën, Shkëlzenin, dhëndrrin, si dhe Lindën e Olsin.
Këto dy familje mafioze miliardere, pavarësisht se shkëmbejnë interesa në prapaskenë, janë në përballje për zotërimin e pushtetit, nëpërmjet kacafytjes mes Sali Berishës dhe Edi Ramës./Pamfletikacafytja rama-berisha linda-olsi argita shkëlzeni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Dosja e zezë Konsullata serbe në Shkodër, ‘kali i Trojës’ që po negocion qeveria shqiptare 31 Korrik 2026, 10:5010:50Dosja e zezë Degradimi i shtetit/ Njeriu që kishte në dorë të dhënat e shqiptarëve, nën hijen e spiunazhit 30 Korrik 2026, 19:1319:13Dosja e zezë Gjermanët ‘telendisin’ Edi Ramën! 30 Korrik 2026, 18:1118:11Dosja e zezë Beqirët e Ramës 'pushtojnë' edhe Elizenë 29 Korrik 2026, 18:4318:43Dosja e zezë Dhëndërr në profesion 29 Korrik 2026, 12:0012:00Dosja e zezë Presione mafiozësh/ Si Berisha shantazhon Ramën me vëlla Olsin pas vendimit për dhëndër Abi-n 28 Korrik 2026, 18:4518:45Dosja e zezë

