Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

“Jam Kastrioti, vij nga Drenica e shqiptarëve”, i riu nga Kosova: Kjo qeveri po lejon që në Shkodër të hapet konsullatë serbe!


Një i ri nga Kosova ka marrë fjalën në protestën para Kryeministrisë, duke u prezantuar si Kastrioti nga Drenica dhe duke përcjellë një mesazh lidhur me marrëdhëniet me Serbinë.

Një i ri nga Kosova ka marrë fjalën në protestën para Kryeministrisë, duke u prezantuar si Kastrioti nga Drenica dhe duke përcjellë një mesazh lidhur me marrëdhëniet me Serbinë. Më pas, ai kritikoi qeverinë shqiptare, duke deklaruar se kundërshton hapjen e një konsullate serbe në Shkodër. “Kam ardhur t’ju them se është shumë e nevojshme të reagojmë ndaj faktit që kjo qeveri po lejon të hapet një konsullatë serbe. Ndërkohë, Serbia na ka vrarë mbi 8 mijë civilë shqiptarë. Shumë prej tyre janë ende të zhdukur dhe po i gjejmë në varre masive. Serbia ka përdhunuar mbi 20 mijë vajza dhe gra shqiptare. Ne nuk duhet të shesim nderin e nënave dhe motrave tona. Serbia na ka vrarë fëmijë”, u shpreh ai. Në përfundim të fjalës së tij, i riu theksoi identitetin dhe bindjet e tij politike.

“Jam shqiptar, e kam emrin Kastriot dhe jam pro amerikan, kundër komunizmit dhe pro një demokracie të vërtetë”, deklaroi ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: i riu kosova