Lajme Zone
Java që tronditi futbollin!
PolitikëPamfleti

Java që tronditi futbollin!

Sipas projektit, investitorët do të hynin në një kompani të re të vlerësuar rreth 20 miliardë dollarë, ndërsa fondet e siguruara do të shpërndaheshin te federatat anëtare për zhvillimin e futbollit në mbarë botën.

Donald Trump-Gianni Infantino Nëse projekti miratohet në votimin e 19 shtatorit, çdo federatë që pranon të bëhet pjesë e tij do të përfitojë menjëherë 20 milionë dollarë, ndërsa pagesat vjetore do të rriteshin nga 2 në 5 milionë dollarë Një plan i presidentit të FIFA-s, Xhani Infantino, për të krijuar një kompani të re që do të menaxhojë të drejtat tregtare të FIFA-s dhe për t’i shitur 20% të aksioneve investitorëve privatë, ka shkaktuar reagime të ashpra në botën e futbollit.

Sipas projektit, investitorët do të hynin në një kompani të re të vlerësuar rreth 20 miliardë dollarë, ndërsa fondet e siguruara do të shpërndaheshin te federatat anëtare për zhvillimin e futbollit në mbarë botën.

Infantino kishte planifikuar ta shpallte këtë nismë në prag të finales së Kupës së Botës në Nju Jork, por njoftimi u shty. Më vonë u bë e ditur se fondi amerikan Thrive Eternal, i kontrolluar nga investitori Joshua Kushner, kishte kërkuar më shumë kohë për përgatitjen e projektit.

Megjithatë, sapo plani u bë publik, ai hasi në kundërshtime të forta. Drejtues të futbollit evropian, federata të ndryshme dhe politikanë në SHBA e Evropë e kanë kritikuar idenë, duke vënë në dyshim jo vetëm realizimin e saj, por edhe të ardhmen e Infantinos në krye të FIFA-s.

UEFA ishte ndër kundërshtarët më të zëshëm, duke theksuar se Kupa e Botës nuk mund të trajtohet si një aset financiar. "Kupa e Botës nuk mund të trajtohet si një produkt investimi. Ajo është një nga trashëgimitë më të mëdha sportive të futbollit. Është ndërtuar ndër breza nga lojtarët, kombëtaret dhe tifozët në çdo kontinent. Asnjë pjesë e saj nuk duhet t'u dorëzohet investitorëve privatë," deklaroi UEFA.

Si lindi ideja?

Sipas raportimit të Financial Times, projekti nisi vitin e kaluar gjatë konferencës së Allen & Co në Sun Valley, ku Joshua Kushner diskutoi idenë me Greg Maffei, ish-drejtues i Liberty Media, kompanisë pronare të Formula 1.

Për gati një vit, Kushner punoi në fshehtësi për krijimin e një konsorciumi investitorësh që do të blinte 20% të kompanisë së re tregtare të FIFA-s.

Pse Infantino e konsideron të domosdoshëm planin?

Presidenti i FIFA-s argumenton se Kupa e Botës ka ende potencial të pashfrytëzuar financiarisht. Sipas tij, të ardhurat nga cikli i Kupës së Botës 2026 pritet të kalojnë 15 miliardë dollarë, ndërsa investimi privat do të krijonte burime të reja financimi për federatat.

Nëse projekti miratohet në votimin e 19 shtatorit, çdo federatë që pranon të bëhet pjesë e tij do të përfitojë menjëherë 20 milionë dollarë, ndërsa pagesat vjetore do të rriteshin nga 2 në 5 milionë dollarë. "Shumë pak nga vlera në rritje tregtare e futbollit arrin aty ku nevojitet më shumë. Kjo është një mundësi e artë për të përshpejtuar zhvillimin e futbollit në mbarë botën," u shpreh Infantino.

Kundërshtarët: FIFA nuk ka nevojë për para të jashtme

Kritikët argumentojnë se FIFA nuk ka arsye të kërkojë investitorë privatë, pasi organizata ka miliarda dollarë rezerva dhe nuk ka borxhe.

Ish-këshilltari i lartë i Infantinos, Carlos Cordeiro, i cili dha dorëheqjen, deklaroi se FIFA ka kapacitet të financojë vetë zhvillimin e futbollit.

"FIFA ka tashmë burime të jashtëzakonshme financiare. Organizata zotëron miliarda dollarë rezerva dhe nuk ka borxhe. Nëse federatat kanë nevojë për më shumë investime, FIFA mund t'i sigurojë ato nga fondet që zotëron aktualisht," tha ai. Rreziku për Infantinon

Reagimet kundër projektit po shtohen. UEFA ka paralajmëruar se asnjë nga 55 federatat e saj nuk do të marrë pjesë në kompeticionet e FIFA-s nëse plani nuk tërhiqet dhe nuk jepen garanci se investitorët privatë nuk do të përfshihen në të ardhmen.

Edhe konfederata të tjera kanë shprehur pakënaqësi për mënyrën se si është hartuar projekti, duke kritikuar mungesën e konsultimeve dhe afatin shumë të shkurtër për shqyrtimin e tij.

Sipas raportimeve, disa federata po diskutojnë edhe mundësinë e ngritjes së një mocioni mosbesimi ndaj Infantinos ose sfidimin e tij në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.

Megjithatë, presidenti i FIFA-s mbetet i bindur se shumica e federatave do ta mbështesin projektin dhe nuk ka ndërmend të tërhiqet nga iniciativa."Financial Times", përshtati në shqip, Pamfleti 1 2 3 4 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Sport Luftëtari shqiptar “tërbon” serbët, bën shqiponjën në mes të Beogradit 31 Korrik 2026, 20:4620:46Sport Kur Maradona veshi fanellën kuqezi me numrin 6, gjesti i legjendës argjentinase që përjetësoi madhështinë e Barezit (Video) 31 Korrik 2026, 20:1420:14Sport Rrufe në qiell të hapur te skuadra shqiptare, trajneri largohet para fazës vendimtare në Europë 31 Korrik 2026, 19:5219:52Sport Shitja e aksioneve të Botërorit nga Infantino te vëllai i Kushner, reagon për herë të parë Donald Trump 31 Korrik 2026, 19:2619:26Sport “Çmenduri” për sulmuesin e kombëtares, skuadra kryeqytetase gati të paguajë klauzolën prej 11 milionë euro 31 Korrik 2026, 19:0419:04Sport Arrestimi i gruas dhe fëmija i adoptuar në Rusi; privatësia, sfidat dhe jeta larg fushës e Franko Barezit 31 Korrik 2026, 18:4018:40Sport