Agron Shehaj & Bashkim Ulaj Bashkim Ulajt nuk i ecën s'kema, gjykata rrëzon tentativat për të ndaluar denoncimin e aferës me Rrjollin... Bashkim Ulaj ka marrë një goditje të fortë sa i takon çështjes së Rrjollit.
Ndër të paktët deputetë që ngriti zërin për atë aferë ishte Agron Shehaj, i cili denoncoi se si ju rrëmbye prona banorëve. Por në vend që Bashkim Ulaj të jepte llogari, paditi në gjykatë Shehajn. Mirëpo kjo skemë nuk i ka ecur.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar padinë e biznesmenit, duke e shpallur Shehajn të pafajshëm për veprën penale të shpifjes.
Pas shpalljes së vendimit, Partia Mundësia reagoi duke e cilësuar atë si një konfirmim se denoncimi i çështjeve me interes publik nuk përbën vepër penale. Sipas kësaj force politike, vendimi përforcon mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe të drejtën e përfaqësuesve të zgjedhur për të ngritur shqetësime publike.
Emri i Bashkim Ulajt lidhet me projekte infrastrukturore të mëdha, si aksi Thumanë-Kashar dhe Unaza e Madhe e Tiranës, të cilat janë shoqëruar me denoncime dhe hetime nga SPAK për procedurat dhe kostot e fryra. Po ashtu, në Rrjoll ka pasur përplasje dhe dhunë ndaj banorëve, por drejtësia dhe vetë SPAK janë dorëzuar përballë tij. Drejtësia e paradokseve/ Bashkim Ulaj në GJKKO jo për të dhënë llogari, por për t'u mbyllur gojën kritikëve!
12 Maj, 19:42 Kompania “Gener 2” disponon dokumente kadastrale për 150 hektarë tokë, të blerë nga shtetasi Fatmir Shpellzaj, ndërsa banorët e Baks-Rrjollit pretendojnë se toka është e tyre dhe u është grabitur me dokumente zyrtare false.
Ata kanë bërë kallëzim në SPAK për dokumentet false, për bllokim punimesh të kompanisë “Gener 2” dhe largimin e forcave policore nga zona, deri në zgjidhjen gjyqësore të konfliktit.
Shefat e SPAK-ut kanë deklaruar mungesën e kompetencës, duke ia kaluar çështjen për hetim Prokurorisë së Shkodrës, kur kallëzimi që kanë bërë banorët ka si akuzë veprat penale të shpërdorimit të detyrës, korrupsionit, falsifikimit të dokumenteve zyrtare e kadastrale në bashkëpunim dhe përfitimit të paligjshëm të pasurisë.
Prokuroria e Shkodrës, përveç dosjes që i ka dërguar SPAK-u si kompetencë lëndore, ka disa kallëzime penale që kanë bërë banorët e Baks-Rrjollit me të njëjtat akuza.
Por nuk zbatohet Kodi i Procedurës Penale, duke mos bllokuar punimet e kompanisë “Gener 2” deri në përfundim të hetimit dhe shpalljes së vendimit të formës së prerë; madje ka mosveprim edhe nga Gjykata e Shkodrës, e cila nuk bën sigurimin e padisë deri në gjykimin e çështjes. /Pamfletiulaj shehaj Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Kaos në Morinë, kontrollet e mjeteve me targa të huaja bllokojnë qarkullimin! 31 Korrik 2026, 16:2016:20Aktualitet Shqipëria në ‘radarët’ e Moskës, PE: Korrupsioni dhe institucionet e dobëta e kanë bërë vendin më të cenueshëm 31 Korrik 2026, 16:0516:05Aktualitet Dua Lipa mbështet sërish protestat në Shqipëri, Flamingot ngjiten në skenën e “Sunny Hill” 31 Korrik 2026, 15:5715:57Aktualitet Meteorologia paralajmëron vjeshtë të vonuar: Shtatori me temperatura të larta, ja kur rikthehen stuhitë! 31 Korrik 2026, 15:4515:45Aktualitet "Besa e Ramës si karamele propagande", Kalaja: Rezistenca e protestës heroike, zgjidhja e vetme mbeten zgjedhjet! 31 Korrik 2026, 15:2915:29Aktualitet Letra anonime e sajuar nga Tano Karidi i Mjekësisë kundër Edit Xhajankës që i zbuloi aferat, përdor Silvana Barën në gjuetinë e shtrigave 31 Korrik 2026, 14:2314:23Aktualitet

