Edi Rama Teksa protestat e studentëve dhe gjimnazistëve janë përhapur në disa qytete të vendit, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur t’u përgjigjet mediave ndërkombëtare, duke përjashtuar mundësinë e dorëheqjes. Prej tri ditësh, Shqipëria po përballet me protesta, bojkotim të mësimit dhe tensione në rrugët e disa qyteteve. Studentë dhe gjimnazistë kanë dalë në tubime kundër qeverisë, ndërsa në disa raste janë raportuar përplasje me policinë, shoqërime të protestuesve dhe dëmtime të pronës publike e private.
Në këtë situatë të tensionuar, kryeministri Edi Rama ka përjashtuar mundësinë e dorëheqjes, duke dhënë një përgjigje të prerë për agjencinë ndërkombëtare Reuters, sipas asaj që raporton Deutsche Welle.
Në vend të një sinjali për tërheqje përballë protestave, kreu i qeverisë ka theksuar se nuk do të lejojë që dhuna të cenojë objektivin e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Qëndrimi i Ramës vjen ndërsa pakënaqësia e shprehur në rrugë nuk është kufizuar vetëm në kryeqytet. Protestave studentore u janë bashkuar edhe gjimnazistë në qytete të tjera, të cilët kanë bojkotuar mësimin dhe kanë marshuar në mbështetje të tyre.
Deklarata e kryeministrit ngre një pyetje për mënyrën se si qeveria synon t’i përgjigjet krizës së krijuar: përtej refuzimit të dorëheqjes dhe dënimit të dhunës, çfarë zgjidhjeje do t'u ofrohet të rinjve që kanë dalë në protestë?
Deutsche Welle, duke cituar Reuters, shkruan: “Kryeministri shqiptar Edi Rama i tha agjencisë Reuters të enjten se nuk do të jepte dorëheqjen përballë protestave të dhunshme të udhëhequra nga studentët, të cilat tashmë kanë hyrë në ditën e tyre të tretë radhazi. Në përgjigjet me shkrim drejtuar Reuters-it, Rama deklaroi se nuk do të lejonte që dhuna të rrezikonte synimin e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian”. "Ne respektojmë studentët e Shqipërisë dhe të drejtën e tyre themelore për të protestuar, për të sfiduar qeverinë e tyre dhe për të kërkuar arsim më të mirë, më shumë mundësi dhe llogaridhënie. Zëri i tyre është dëgjuar edhe në të kaluarën dhe do të dëgjohet gjithmonë. Jemi të gatshëm të angazhohemi dhe këtë e kemi thënë shumë qartë.
Korrupsioni duhet të luftohet dhe, siç e rikonfirmoi së fundmi edhe vetë Bashkimi Europian, Shqipëria po e lufton atë si kurrë më parë. Për herë të parë në historinë e saj, dhe falë Reformës së thellë në Drejtësi që unë drejtova dhe çova përpara, Shqipëria po sheh njerëz të fuqishëm të japin llogari përpara një gjyqësori të pavarur.
Por ekziston një dallim i qartë mes protestës paqësore dhe dhunës, mes studentëve dhe banditëve. Dhe ne kemi dy fakte shumë të qarta përpara nesh. Së pari, shumica dërrmuese e studentëve nuk është në rrugë. Së dyti, dhuna nuk është e organizuar nga studentët. Sulmet ndaj institucioneve, shkatërrimi i pronës publike dhe rrezikimi i sigurisë publike nuk kanë asnjë lidhje me kërkesat legjitime të studentëve.
Ndoshta dikush, apo disa forca brenda dhe jashtë vendit, nuk duan që Shqipëria të shkëlqejë si një nga vendet pararojë drejt Bashkimit Europian, por unë nuk do të lejoj që dhuna të devijojë të ardhmen europiane të Shqipërisë. Po ashtu, nuk do të lejoj që zërat legjitimë të studentëve tanë të mbyten nga ata që zgjedhin shkatërrimin.
Sa u përket thirrjeve për dorëheqjen time, qeveritë ndryshohen përmes zgjedhjeve demokratike, dhe ne i zhvilluam ato vitin e kaluar, jo përmes dhunës. Përgjegjësia ime është të dëgjoj, të trajtoj shqetësimet legjitime dhe ta çoj Shqipërinë përpara. E kundërta do të ishte një tradhti ndaj të gjithë shqiptarëve që më dhanë një mandat shumë të fortë për të përmbyllur negociatat e anëtarësimit në BE”, ka thënë Rama. Ndërsa aktet e dhunës kërkojnë reagimin e institucioneve përgjegjëse, ato nuk mund të lënë në hije pakënaqësitë dhe kërkesat e studentëve e gjimnazistëve që prej tri ditësh kanë dalë në rrugë. Aktualisht, mesazhi publik i kryeministrit mbetet refuzimi i dorëheqjes, ndërsa protestat dhe tensionet vijojnë për të tretën ditë radhazi.edi rama nuk do të jap dorëheqjen Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Ndalimi i studentëve gjatë protestave, Koçeku kritikon mazhorancën: Të lirohen sa më parë të rinjtë 15 Tetor 2026, 10:2510:25Politike Protesta “mbyll” Parlamentin, PD mbledh me urgjencë grupin parlamentar në selinë blu 15 Tetor 2026, 10:1810:18Politike Tirana në gjendje lufte, reagon Brukseli: Ndalni dhunën, dialogu është e vetmja rrugë! 15 Tetor 2026, 10:1010:10Politike Të frymëzuar nga Franca: Deri ku mund të shkojë revolta që ka përfshirë Tiranën? 15 Tetor 2026, 09:3709:37Politike As Berisha nuk e shpëton më dot Ramën nga “duart e zeza”! 15 Tetor 2026, 08:3508:35Politike Shehaj thirrje Ramës nga Uashingtoni: Jep dorëheqjen, protesta e të rinjve nuk ndalet me dhunë e propagandë 15 Tetor 2026, 08:1208:12Politike

