Në mjediset e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë është zhvilluar ditën e sotme ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes zyrtare për pjesëmarrjen e vendit tonë në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF) në Gaza.
Marrëveshja është nënshkruar nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Gjenerallejtënant Arben Kingji dhe Komandanti i ISF, Gjeneral Major Jasper Jeffers.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë, Ermal Nufi, si dhe Ambasadori i SHBA në Tiranë, Eric Wendt. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

