Lajme Zone
“Shqipëria në BE pa Edi Ramën”/ Shqiptarët e Diasporës protestojnë sot para Komisionit Evropian në Bruksel
PolitikëBalkanWeb

“Shqipëria në BE pa Edi Ramën”/ Shqiptarët e Diasporës protestojnë sot para Komisionit Evropian në Bruksel

Shqiptarët e Diasporës kanë njoftuar një protestë sot më 3 tetor, në orën 16:00, përpara Komisionit Evropian në Bruksel, me thirrjen “Shqipëria në BE pa Edi Ramën”.

Shqiptarët e Diasporës kanë njoftuar një protestë sot më 3 tetor, në orën 16:00, përpara Komisionit Evropian në Bruksel, me thirrjen “Shqipëria në BE pa Edi Ramën”. Protesta synon të përcjellë në institucionet evropiane kundërshtimet e organizatorëve ndaj qeverisë shqiptare, ndërsa një prej kërkesave kryesore të tyre është dorëheqja e pakushtëzuar e kryeministrit Edi Rama. Protesta në Bruksel zhvillohet në një kohë kur në Tiranë vijojnë prej 126 ditësh protestat kundër qeverisë. Organizatorët dhe protestuesit kanë ngritur akuza për korrupsion dhe kanë kërkuar largimin e kryeministrit Rama nga detyra. Përmes protestës në kryeqendrën evropiane, Diaspora synon që këto kërkesa të dëgjohen edhe pranë institucioneve të Bashkimit Evropian. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: edi rama Komisioni Europian protesta