Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka bërë me dije se ambasadori Eric Wendt ka nënshkuar Memorandumin e Mirëkuptimit në Ministerialin e Partneritetit Transatlantik për Bashkëpunimin Energjetik.
Kështu Shqipëri i është bashkuar nismës "Trump Peace Pipelines Framework", duke dëshmuar për rritjen e angazhimit rajonal për sigurinë dhe diversifikimin energjetik. “Krenari të shohësh Shqipërinë t'i bashkohet nismës "Trump Peace Pipelines Framework", ndërsa Ambasadori Wendt nënshkroi Memorandumin e Mirëkuptimit në Ministerialin e Partneritetit Transatlantik për Bashkëpunimin Energjetik (P-TEC), duke dëshmuar për rritjen e angazhimit rajonal për sigurinë dhe diversifikimin energjetik.
Ky është një hap i rëndësishëm drejt uljes së cenueshmërisë së rajonit ndaj ndërprerjeve të furnizimit me energji, duke krijuar njëkohësisht mundësi të reja për kompanitë dhe punonjësit amerikanë dhe shqiptarë”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

