Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj është marrë e pandehur dhe do të përballet në gjyq për akuzën e fshehjes së të ardhurave, pasi dyshohet se ka shmangur detyrimet tatimore në një vlerë totale prej më shumë se 6 milionë lekësh. Prokuroria e Tiranës përfi hetimet dhe vendosi të dërgojë çështjen për gjykim, duke e akuzuar këngëtaren për veprën penale “Fshehje e të ardhurave”, të kryer më shumë se një herë. Prokuroria i referohet me emrin Xhensila Kallaku, për shkak se këngëtarja më herët ka mbajtur mbiemrin e ish-bashkëshortit, Bes Kallaku, pasi hetimet nisën në vitin 2024. Nga verifikimet e kryera dhe analizimi i dokumentacionit financiar, organi i akuzës konstatoi dyshime për mospërputhje mes të ardhurave të deklaruara nga këngëtarja dhe lëvizjeve të saj financiare. LEXO EDHE:U plagos në sy në protestë, Prokuroria e Tiranës thërret Erjon Vishkullin për të dëshmuar në 25 nëntor Në fokus të hetimit ishin transaksionet e kryera me pasuri të paluajtshme, depozitimet e shumave të konsiderueshme të parave CASH, të cilat sipas prokurorisë nuk justifikoheshin nga të ardhurat e deklaruara, si dhe tërheqjet e konsiderueshme të parave, për të cilat nuk kishte informacion mbi mënyrën e përdorimit. Për të justifikuar depozitimet në para fizike, Myrtezaj ka dorëzuar një deklaratë me shkrim, ku ka pretenduar se të ardhurat ishin siguruar nga koncertet e zhvilluara brenda dhe jashtë Shqipërisë. Megjithatë, sipas prokurorisë, dokumentacioni i paraqitur i justifikonte këto të ardhura vetëm pjesërisht. Në përfundim të hetimeve, Prokuroria i është referuar edhe një akti ekspertimi kontabël, përmes të cilit është përllogaritur shuma e detyrimeve tatimore të shmangura. Për vitin 2023, këngëtarja dyshohet se shmangu pagesën e 2 milionë e 417 mijë e 311 lekëve në detyrime tatimore, ndërsa për vitin 2024, shuma e përllogaritur nga eksperti arrin në 3 milionë e 658 mijë e 210 lekë. Në total, për të dy vitet, detyrimet tatimore të shmangura sipas ekspertimit kapin vlerën e 6 milionë e 75 mijë e 521 lekëve. Sipas organit të akuzës, secili prej këtyre viteve përbën një rast më vete të shkeljes, pasi veprimet u kryen në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë R.Xh / Xh.K R.Xh Shqiptarja.com TAG: evazion fiskal prokuroria e tiranes xhensila myrtezaj Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 4.6 / 5 (9 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
21 Nëntor, 17:11
Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve? Dialogu 71.9% Protesta 22.3% Asnjëra 5.9% Vota total: 1393 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 21 Nëntor, 17:11 Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve?
