Lajme Zone
Shqipëria humb talentin e madh, 17-vjeçari zgjedh të përfaqësojë të tjera ngjyra! Vata sërish te Irlanda
SportReport TV

Shqipëria humb talentin e madh, 17-vjeçari zgjedh të përfaqësojë të tjera ngjyra! Vata sërish te Irlanda

Talentet e rinj me origjinë nga Shqipëria kanë zgjedhur ngjyra të tjera për të përfaqësuar.

Adri Mehmeti ka zgjedhur Amerikën dhe jo Shqipërinë. Mesfushori 17-vjeçar është në listën me 28 futbollistë të grumbulluar nga trajneri Maurizio Pochetino, i cili ka zgjedhur t’u besojë shumë të rinjve në 4 miqësoret e radhës. Mehmeti, i cili luan me ekipin e Neë Jork Red Bulls në MLS, cilësohet si një prej talenteve më të mëdha në botë i ka lindur në 2009. Mehmeti, me origjinë nga qyteti i Sarandës, më herët ka qenë pjesë e ekipeve kombëtare të Shqipërisë, teksa ka luajtur për përfaqësuesen U-15. Katër ndeshjet e radhës për SHBA janë kundër Perusë me 26 shtator, kundër Kilit më 29 shtator, kundër Meksikës me 3 tetor dhe kundër Kanadasë me 6 tetor. LEXO edhe...Lufta/ Trump do takojë liderët e Lindjes së Mesme në Nju Jork Mehmeti gjithsesi nuk është i vetmi i cili ka zgjedhur ngjyra të tjera. Rocco Vata, djali i ish-kapitenit të kombëtares Rudi Vata, është thirrur sërish të përfaqësojë Irlandën. Vetë Rudi, më herët është shprehur se nuk ka marrë kurrë një ftesë nga Shqipëria. Talenti 21-vjeçar, kaloi një periudhë të vështirë për shkak të një dëmtimi serioz, teksa është rikthyer te jetë pjesë e Uatford në Championship. Ne.k./ReportTv.al Adri Mehmeti kombetarja shqiptare SHBA Rocco vata Irlanda Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 5.9% Të gabuar 89.1% Nuk e di 5% Vota total: 2523 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?