Lajme Zone
Rama vizitë në Malin Athos, kalon natën në një nga manastiret më të njohura ortodokse greke (FOTO)
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Rama vizitë në Malin Athos, kalon natën në një nga manastiret më të njohura ortodokse greke (FOTO)

Rama në Malin Athos, pritet nga igumeni i Manastirit të Vatopedhit dhe kalon natën aty

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë në Malin Athos, qendra e njohur e monastizmit ortodoks në Greqi, ku qëndroi në Manastirin e Vatopedhit, një nga manastiret më të rëndësishme të këtij shteti monastik. Gjatë vizitës ai u prit nga atë Efremi dhe vëllazëria e manastirit, ndërsa aty kaloi edhe natën. Rama mbërriti në portin e Dafnit, ku u takua fillimisht me Guvernatorin Civil të Malit Athos, Alkiviadh Stefanin. Më pas vizitoi Manastirin e Shenjtë dhe të Madh të Vatopedhit ku u shpreh i impresionuar nga arkitektura dhe afresket e manastirit. Ai raportohet të jetë larguar prej andej mëngjesin e së enjtes. LEXO edhe...‘Smart City’, 600 kamera në 20 shkolla! Prindërit kërkojnë garanci: Kush i monitoron pamjet?! Zv.ministrja në Report TV: Ruhen në Polici, aksesi është i kontrolluar dhe çdo hyrje gjurmohet Share U.D/E.H/ReportTv.al Athos greqi Manastiri i Vatopedhit edi rama Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 5.9% Të gabuar 89.1% Nuk e di 5% Vota total: 2575 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?