Presidenti Bajram Begaj priti këtë të hënë në Presidencë përfaqësuesit e Këshillave Ndërfetarë të Evropës (Religions for Peace Europe), të cilët ndodhen në Tiranë në kuadër të Forumit Evropian “Shared Sacred Flourishing”. Gjatë takimit, kreu i shtetit e cilësoi forumin një platformë të rëndësishme për forcimin e dialogut ndërfetar dhe promovimin e paqes, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit mes komuniteteve fetare në Evropë. LEXO edhe...Berisha: Presidenti ‘kukull’, pro zgjedhjes së tij nga populli! Tërheqje nga primaret? Në PD ka një debat të madh “Shqipëria përbën një model të harmonisë, bashkëjetesës ndërfetare si dhe mikpritjes. Këto vlera janë pjesë e identitetit tonë dhe uroj që, gjatë qëndrimit tuaj, t’i prekni nga afër”, tha Begaj. Presidenti u ndal edhe te periudha e diktaturës, duke theksuar se, megjithëse regjimi e shpalli Shqipërinë vendin e parë ateist në botë dhe shembi apo ndryshoi destinacionin e objekteve të kultit, nuk arriti të zhbënte besimin e shqiptarëve në Zot. Begaj vlerësoi gjithashtu respektin për besimin e tjetrit si një nga vlerat e shoqërisë shqiptare, si edhe rolin e Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë në promovimin e dialogut dhe bashkëpunimit mes komuniteteve fetare. Në përfundim të takimit, Presidenti tha se, në një kohë kur bota përballet me sfida, polarizim dhe konflikte, dialogu ndërfetar mbetet një instrument i rëndësishëm për ndërtimin e urave të besimit, solidaritetit dhe paqes, duke shtuar se Shqipëria do të vijojë të promovojë modelin e saj të harmonisë fetare dhe bashkëjetesës paqësore. U.D/ReportTv.al Bajram Begaj Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 66.9% I gabuar 24.9% Nuk e di 8.2% Vota total: 885 Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?

