Sheshi “Skënderbej” është pasuruar me një vepër të re arti, që mbart një mesazh të fuqishëm ekologjik. Bëhet fjalë për mozaikun “Shqipëria është Biodiversitet”, i ndërtuar i gjithi prej qelqi. I realizuar nga artisti Kleidi Eski në bashkëpunim me Anna Paola Franceschi dhe një ekip ndërkombëtar, në këtë mozaik qindra mijëra copëza qelqi bashkojnë 38 lloje të veçanta dhe të kërcënuara speciesh të faunës shqiptare, nga rrëqebulli i Ballkanit te pelikani kaçurrel. LEXO EDHE:‘Shqipëria është Biodiversitet’, instalacion në sheshin ‘Skënderbej’ me speciet unike të Shqipërisë Ky mozaik riinterpreton në mënyrë bashkëkohore mozaikun historik “Shqipëria” të vendosur në fasadën e Muzeut Historik Kombëtar. Iniciativa, e nisur si fushatë ndërgjegjësimi që prej vitit 2023, synon të vendosë mbrojtjen e natyrës në qendër të vëmendjes publike. Krahas mozaikut është çelur edhe ekspozita informative “Shqipëria është Biodiversitet”, ndërsa në Pavijonin e Përkohshëm pranë Muzeut Historik Kombëtar u zhvillua edhe një program i pasur edukativ me punëtori, bashkëbisedime dhe shfaqje filmash mbi pasurinë natyrore të Shqipërisë. Në ceremoninë e hapjes morën pjesë drejtuesit e PPNEA-s, Fondacionit Heinrich Böll, Ambasadori i Gjermanisë Karl Bergner, si dhe mjaft të rinj e dashamirës të natyrës. B.G/E.H/Shqiptarja.com TAG: shqiperia eshte biodiversitet mozaiku Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
26 Shtator, 18:15
Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 55.6% Jo 37.8% Disi 6.6% Vota total: 1025 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 26 Shtator, 18:15 Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?
