Lajme Zone
Vizita e Ramës në SHBA, Zhupa i krahason axhendën me liderët e rajonit: Asnjë takim bilateral, i refuzuar në OKB! Gjuhë diplomatike për t’i thënë koha jote mbaroi
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Vizita e Ramës në SHBA, Zhupa i krahason axhendën me liderët e rajonit: Asnjë takim bilateral, i refuzuar në OKB! Gjuhë diplomatike për t’i thënë koha jote mbaroi

Deputetja thotë se takimet e kryeministrit në New York ishin të organizuara me emra të përzgjedhur nga administrata dhe rrethi politik i Ramës.

Deputetja e PD, Ina Zhupa thotë se kryeministri Edi Rama ka qenë i refuzuar në Asamblenë e OKB në New York pasi s’ka takuar dot asnjë lider të rëndësishëm. Ajo ka publikuar një foto të takimeve dypalëshe të liderëve të tjerë të Ballkanit si Albin Kurti, Aleksandër Vuçiç, Jakov Milatovic dhe Hristijan Mickovski për të treguar sipas saj, kontrastin e axhendave. Zhupa shprehet se kjo është dëshmi e izolimit diplomatik të Ramës dhe gjuhë diplomatike refuzimi. Deputetja thotë se takimet e kryeministrit në New York ishin të organizuara me emra të përzgjedhur nga administrata dhe rrethi politik i Ramës. Reagimi i plotë: LEXO EDHE:'Bujqësia ka humbur mbi 300 mln euro', PL për fondet IPARD: Rama ka bllokuar qëllimisht hetimet "Rama, i vetmuar dhe i refuzuar në OKB! Një javë në Nju Jork dhe Edi Rama nuk arriti të zhvillojë asnjë takim dypalësh me një lider të rëndësishëm rajonal, europian apo botëror. Në vend të takimeve me homologë dhe liderë, axhenda e tij u mbush me takime të organizuara me emra të përzgjedhur nga familjarët e administratës ku bënte roje Pjerin Ndreu, me Taulantin e ndonjë tjetër. Një nivel i tillë izolimi diplomatik është unike për një kryeministër shqiptar. Të jesh për ditë të tëra në qendrën e diplomacisë botërore dhe të mos kesh takime të nivelit të lartë me liderë të tjerë është një sinjal që nuk mund të injorohet. Mesazhi politik duket i qartë, askush nuk dëshiron të harxhojë kohë me një kryeministër të konsumuar nga skandalet dhe me një legjitimitet politik të rrëzuar. Ndoshta kjo është edhe gjuha diplomatike që po i përcillet Edi Ramës, koha jote ka mbaruar. Jep dorëheqjen!", shkruan Zhupa. P.J/Shqiptarja.com TAG: Ina Zhupa PD edi rama Asambleja e OKB Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

26 Shtator, 18:15

Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 55.3% Jo 38.3% Disi 6.4% Vota total: 1197 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 26 Shtator, 18:15 Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?