Lajme Zone
U zhduk në Itali kur ishte 16 vjeçe, emisioni ‘Chi l’ha visto?’ publikon foton e Rajmonda Kotorrit në Milano! Motrat: Ngjan me nënën kur ishte e re
Të tjeraShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

U zhduk në Itali kur ishte 16 vjeçe, emisioni ‘Chi l’ha visto?’ publikon foton e Rajmonda Kotorrit në Milano! Motrat: Ngjan me nënën kur ishte e re

Një shikues i programit i është përgjigjur apelit të familjes shqiptare duke dërguar një foto të saj, të shkrepur në Milano që ai mendon se ngjan me Rajmonda Kotorrin. Sipas rrëfimit të motrës së saj, Lauretës, ajo i shkoi pas një burri që i kishte premtuar të martohej me të, si dhe një punë të mirë atje.

Emisioni italian “Chi l’ha visto?” ka publikuar një foto të Rajmonda Kotorrit, vajzës që u zhduk në moshën 16-vjeçare kur u largua nga Gramshi në Itali. Një shikues i programit i është përgjigjur apelit të familjes shqiptare duke dërguar një foto të saj, të shkrepur në Milano që ai mendon se ngjan me Rajmonda Kotorrin. “Ngjan shumë me nënën tonë kur ishte e re”, thonë motrat, të cilat nuk kanë reshtur kurrë së kërkuari për të. LEXO EDHE:Tiranë/ Njëri për trafik droge, tjetri për falsifikimin e 15 mijë dollarëve, pranga dy të kërkuarve nga Italia e Kosova (EMRAT) Sipas rrëfimit të motrës së saj, Lauretës, ajo i shkoi pas një burri që i kishte premtuar të martohej me të, si dhe një punë të mirë atje. Motra rrëfen se familja refuzoi dhe burri e rrëmbeu duke falsifikuar dokumentet. Pasi u larguan në Itali, familja humbi çdo kontakt me vajzën dhe beson se është viktimë e një rrëmbimi. Mendohet se i kanë ndryshuar edhe emrin. “Quhem Laureta Kotorri. Prej 26 vitesh kemi humbur kontaktet me motrën tonë. Ajo ishte 16 vjeçe, minorene, plot me ëndrra për të ardhmen. Njohu një burrë, një manipulues. Iu prezantua prindërve duke kërkuar të martohej me motrën tonë. Prindërit refuzuan, ishte shumë e re, siç do të kishin bërë shumë prindër. Por ai burrë dinte mirë si ta bindte. Ia mori ta rrëmbente dhe ta dërgonte në Itali, vetëm 16 vjeçe. E bëri të nisej për në Itali, kundër dëshirës sonë duke falsifikuar dokumentet dhe ndryshuar moshën. Pas largimit, kemi kontaktuar pak herë. Ajo fliste e qante. Më pas kontaktet u ndërprenë plotësisht. S’dinim si ta kërkonim, e vetmja zgjidhje ishte t’u drejtoheshim autoriteteve shqiptare. Por na thonin prisni të vijë vetë dhe të dëshmojë. Fatkeqësisht kanë kaluar vite dhe ajo s’është kthyer kurrë, s’kemi mësuar asgjë. Prindërit tanë janë të moshuar, të lodhur, por s’kanë reshtur së e kërkuari. Jetojmë prej vitesh me këtë dhimbje. Një vajzë 16 vjeçe, e vetme, ç’mund të ketë bërë? S’mund ta përfytyroj. S’mund ta përshkruaj këtë dhimbje”, thotë e motra. Gruaja e fotografuar në Milano, e dyshuar si Rajmonda Kotorri P.J/Shqiptarja.com TAG: shqiptarët në itali itali chi l'ha visto laureta kotorri rajmonda kotorri milano Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

26 Shtator, 18:15

Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 55.3% Jo 38.3% Disi 6.4% Vota total: 1197 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 26 Shtator, 18:15 Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?