Një ndërtesë është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme në pedonalen e Shkodrës, në rrugën “28 Nëntori”.
Tymi të zi është përhapur në zonën përreth dhe është parë nga disa pjesë të qytetit.
Nga pamjet e publikuara, duket se objekti vijon të digjet, ndërsa ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar apo dëme të tjera materiale.
Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta. Pritet ndërhyrja e shërbimeve zjarrfikëse dhe nisja e hetimeve për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

