Lajme Zone
“Shqipëria e shqiptarëve”, eurodeputetja holandeze, Strolenberg: Rama nuk pranon të dëgjojë, po dhunohen dhe arrestohen fëmijët!
PolitikëBalkanWeb

“Shqipëria e shqiptarëve”, eurodeputetja holandeze, Strolenberg: Rama nuk pranon të dëgjojë, po dhunohen dhe arrestohen fëmijët!

Eurodeputetja holandeze Anna Strolenberg ka ngritur në Parlamentin Europian çështjen e dhunës së policisë ndaj studentëve protestues në Shqipëri, duke i kërkuar Bashkimit Europian të mos qëndrojë indiferent përballë pamjeve të të rinjve të qëlluar me plumba gome, të rrahur dhe të arrestuar.

Eurodeputetja holandeze Anna Strolenberg ka ngritur në Parlamentin Europian çështjen e dhunës së policisë ndaj studentëve protestues në Shqipëri, duke i kërkuar Bashkimit Europian të mos qëndrojë indiferent përballë pamjeve të të rinjve të qëlluar me plumba gome, të rrahur dhe të arrestuar. Në fjalën e saj, Strolenberg e vendosi në qendër të mesazhit përgjegjësinë e Edi Ramës dhe reagimin e institucioneve europiane, duke theksuar se Shqipëria nuk mund të trajtohet si pronë e kryeministrit. Ajo tha se çdo ditë përballet me pamje nga protestat që, sipas saj, tregojnë përdorimin e forcës ndaj të rinjve, ndërsa e akuzoi Ramën se nuk dëgjon kërkesat e qytetarëve dhe nuk pranon të ndryshojë qëndrimin e tij. ‘Protestues të qëlluar me plumba gome, fëmijë të rrahur dhe të arrestuar. E gjitha kjo sepse Edi Rama nuk dëgjon dhe nuk pranon të ndryshojë’, u shpreh Strolenberg. Fjalimi i eurodeputetes Anna Strolenberg: Faleminderit, President.

Dëshiroj të kërkoj një mocion për procedurë, në përputhje me nenin 202 të Rregullores së Procedurës.

Shqipëria e shqiptarëve.

Shqipëria e shqiptarëve dhe jo Shqipëria e Edi Ramës dhe e të pasurve.

Çdo ditë më vijnë pamje të cilave nuk mund t’ua kthej shpinën. Protestues të qëlluar me plumba gome, fëmijë të rrahur dhe të arrestuar. E gjitha kjo sepse Edi Rama nuk dëgjon dhe nuk pranon të ndryshojë.

Më vjen turp që BE-ja dënoi vetëm dhunën e disa protestuesve të dhunshëm, por nuk dënoi dhunën e tepruar të policisë ndaj shumicës së protestuesve paqësorë.

Ne flasim për vlerat, por nuk bëjmë asgjë kur ato vlera shkelen.

Njerëzit mund t’i falin armiqtë e tyre, por nuk do ta falin një mik që i braktis.

Ne kemi mjete ndikimi, sepse Shqipëria dëshiron të bëhet pjesë e BE-së dhe qeveria e saj duhet të ndërmarrë ndryshime të mëdha, të luftojë korrupsionin, të reformojë policinë dhe të mbrojë qytetarët e saj.

Shqipëria është pjesë e familjes evropiane dhe një familje qëndron në krah të njëri-tjetrit. View this post on Instagram A post shared by News24 Albania (@news24al) © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb