Shqipëria e Rolando Maranit ka regjistruar dy fitore dhe një humbje në tre ndeshjet e para të Ligës së Kombeve.
Kuqezinjtë kanë shënuar 6 gola dhe kanë pësuar 2, duke marrë rezultate që e mbajnë skuadrën në garën për vendin e parë dhe ngjitjen në një divizion më lart.
Në këto tre takime, Marani ka aktivizuar 22 futbollistë nga grupi i grumbulluar për katër ndeshjet e para. Kërjota, Dajsinani, Fetai dhe Aliji janë lojtarët e vetëm që ende nuk kanë marrë minuta.
I vetmi futbollist që ka luajtur të gjitha minutat në tre ndeshjet e para është Ardian Ismajli. Mbrojtësi ka qenë titullar ndaj Bjellorusisë, San Marinos dhe Finlandës, duke u shndërruar në një nga lojtarët kryesorë të formacionit të Maranit. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

