Lajme Zone
'Pole-position' i parë për këtë sezon, Max Verstappen niset i pari të dielën! Në vend të dytë Lewis Hamilton
SportReport TV

'Pole-position' i parë për këtë sezon, Max Verstappen niset i pari të dielën! Në vend të dytë Lewis Hamilton

Max Verstappen me Red Bull-in e tij fitoi këtë të shtunën ‘pole-position’ e parë për këtë sezon në Formula 1.

Piloti holandez rregjistroi kohën më të mirë në pistën e Sepang të Malajzisë edhe pse këtë fundjavë është Çmimi i Madh i Bahreinit, por është zhvendosur atje për shkak të konflikteve në Lindjen e Mesme. Në vendin e dytë u klasifikua britaniku Leëis Hamilton me Ferrari-n, tri të dhjetat më i avashtë se Verstappen. Dy ikonat e Formula 1 do ta nisin garën të dielën nga vija e parë e startit. Në vendin e tretë Isak Hadjar, i cili vulosi ditën shumë pozitive të skuderisë Red Bull, që ishte shumë e shpejtë. Në vendin e katërt u klasifikua kryesuesi i botërorit, italiani Kimi Antonelli me Mercedes, ndërsa i pesti do të niset Ferrari tjetër i drejtuar nga Charls LeClerc. LEXO edhe...Triumf mes drithërimash, Russell fiton Çmimin e Madh të Bakut në Formula 1! Ngushton diferencën me Antonelli-n Ne.k./ReportTv.al formula 1 Max Verstappen Çmimi i Madh i Bahrenit Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 0% Jo 0% Nuk e di 0% Vota total: 0 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?