Lajme Zone
Shqipëria do të blejë 3 avionë kundër zjarreve nga Air Tractor SRL, kompania e dënuar në Spanjë për korrupsion (VIDEO)
PolitikëBalkanWeb

Shqipëria do të blejë 3 avionë kundër zjarreve nga Air Tractor SRL, kompania e dënuar në Spanjë për korrupsion (VIDEO)

Qeveria shqiptare do të blejë tre avionë për shuarjen e zjarreve nga një kompani, e cila është dënuar për korrupsion në vendet e Bashkimit Europian. Kompania e shpallur fituese, e cila do të dorëzojë tre avionët dhe që do të ofrojë shërbimin e mirëmbajtjes së tyre për tre vjet, quhet Air Tractor SRL.

Qeveria shqiptare do të blejë tre avionë për shuarjen e zjarreve nga një kompani, e cila është dënuar për korrupsion në vendet e Bashkimit Europian. Kompania e shpallur fituese, e cila do të dorëzojë tre avionët dhe që do të ofrojë shërbimin e mirëmbajtjes së tyre për tre vjet, quhet Air Tractor SRL. Kjo është një kompani spanjolle, e cila ka të drejtën e tregtimit të avionëve amerikanë Air Tractor në Europë. Por kjo kompani rezulton e dënuar nga Gjykata spanjolle për korrupsion, fiksim tenderash dhe kartel për më shumë se 20 vjet në manipulimin e tenderave për avionët e zjarreve, duke shkaktuar dëm korruptiv mbi 150 milionë euro. Air Tractor Europe zotërohet nga një shtetas spanjoll i quajtur Vincente Huerta. Prokuroria e Spanjës paraqiti dokumente se kjo kompani ka fiksuar tenderat e blerjes së avionëve, jo vetëm në Spanjë, por edhe në shumë vende të tjera të Europës, përfshirë Italinë, Portugalinë, Francën dhe së fundmi edhe Qipron. Për rrjedhojë, gjykata vendosi të dënojë me burg ish-drejtuesit e kompanive, si dhe të ndalojë Air Tractor dhe Titan Firefighting (po kompani e grupit) nga e drejta për të marrë pjesë në tendera për 9 muaj.

Në vitin 2024, Ministria greke e Mbrojtjes Civile hapi një tender prej 154.8 milionë eurosh për të blerë 25 avionë për fikjen e zjarreve. Qeveria greke shpalli fitues Air Tractor, por Gjykata Supreme e Greqisë e shpalli të papranueshme ofertën, duke anuluar tenderin pasi kompania rezultonte e dënuar në Spanjë. Praktikisht, ky vendim i gjykatës greke e bën të pamundur që kompania të hyjë në tenderat publikë të Bashkimit Europian. Ndonëse tenderi 15 milionë euro i zhvilluar nga Ministria e Mbrojtjes shqiptare është klasifikuar në shkallën më të lartë të konfidencialitetit, dokumentet zyrtare të siguruara nga mediat, që shpallin fituese kompaninë e dënuar në BE, hedhin dyshime për një skandal të madh. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb