Lajme Zone
PolitikëReport TV

Shpopullimi/ Në Grykë-Çajë të Kukësit mbeten 90 nxënës nga 500 që ishin deri në vitet 2000! Rruga pa asfalt, shteti nuk siguron transport për mësuesit


Në njësinë administrative Grykë-Çajë të Kukësit, numri i nxënësve ka rënë ndjeshëm për shkak të emigrimit. Sot kanë mbetur 90 nxënës nga 500 që numëroheshin deri në vitet 2000. Një tjetër problem është se mësuesve nuk u sigurohet transporti. Ndërsa rruga është e paasfaltuar, në terren të vështirë malor.

KUKËS - Rreth 30 kilometra larg qytetit të Kukësit, rruga me kthesa mes maleve të çon drejt fshatit me emrin unik “Fshat”, në njësinë vendore Grykë-Çajë. Peizazhi është mahnitës por pas kësaj bukurie fshihet një realitet i trishtë. 6 kilometrat e fundit, nga aksi nacional Kukës–Bushtricë e deri te shkolla janë të paasfaltuara. Në dimër bëhet e rrezikshme prej ngricave. LEXO edhe...Gjirokastra, qarku 'më i plakur', Kukësi 'më i riu'! Rritet mosha mediane, gratë me diferencë nga burrat Në shkollën 9-vjeçare “Isuf Seferi”, nxënësit zhvillojnë mësimin në klasa kolektive. "Kjo është shkolla qendër kemi dhe tre shkolla varëse. Këtu ka afërsisht 33 nxënës i kemi klasa të bashkuara në klasa kolektive ka vite që vazhdon kjo punë për shkak të numrit nxënësve edhe shkollat vartëse kanë nga 25-30 nxënës domethënë gjithsej kemi 90 nxënës", tha Betim Lushi, drejtor i shkollës. Deri në vitet 2000, numëronte rreth 500 nxënës, pasi ishte shkollë 9-vjecare dhe e mesme. "Më parë kjo ka qenë shkollë e mesme. Kanë qenë 300 nxënës deri në 500 nxënës, deri në vitet 2000. Tani nxënësit pasi mbarojnë shkollën 9-vjecare shkojnë në shkollën e mesme të Bushtricës ose në Kukës, në Tiranë e të tjerë", u shpreh Lushi, më tej. Braktisja është pasojë e disa faktorëve, që nga lëvizjet demografike, problemet sociale e deri te mungesa e infrastrukturës. “Banorët kanë ikur në zona urbane por edhe jashtë shtetit kanë ikur për shkak të një jetese më të mirë që të kanë kërkuar për një jetesë më të mirë. Por si zonë e thellë është zona e Grykë-Çajit që ka më shumë nxënës nga të gjithë zonat e thella, më shumë banorë edhe nxënës. Rënia e nxënësve është edhe për shkak të të problemeve sociale, sepse sot nuk po martohen të rinjtë, kanë ikur të rinjtë jashtë dhe në qoftë se s'martohen edhe nxënësit bien normalisht. Edhe infrastruktura ndikon, pra rruga se gjithmonë është bërë kërkesë, por shpresojmë që të rregullohet e të bëhet me asfalt", thekson drejtori, Betim Lushi. Këtu shërbejnë disa arsimtarë por sakrificën më të madhe e bën mësuesi i historisë, Bledar Tota. Prej 5 vitesh udhëton nga Kukësi në Grykë-Çaj me makinën personale.Shteti nuk i mbulon shpenzimet e transportit. "Vështirësitë janë goxha të mëdhaja se vij vetëm cdo ditë nga qyteti I Kukësit. Kam vështirësi se jam shumë larg dhe shteti nuk mundëson transport. Shpenzimet që i mbuloj pothuajse të gjitha vetë. Realisht transporti është shumë i vështirë sidomos në periudhën e dimrit që është tmerrësisht e rrezikshme por është pasioni, është dëshira, është kjo është që më ka mbajt këtu”, u shpreh Bledar Tota, mësues. E ardhmja e arsimit në Grykë-Çajë është në pikëpyetje, pasi numri i nxënësve çdo vit është në rënie, ndërsa banorët e mësuesit kërkojnë së paku të asfaltohet rruga. Xh.K/R.D/ReportTv.al Betim Lushi shpopullimi nxenes Kukes gryke-caje Bledar Tota Komento Komente Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 54.6% Jo 39% Disi 6.4% Vota total: 1431 Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?