Lajme Zone
Shpëtohet alpinisti i plagosur rëndë në terrenin e pakalueshëm të Demir Kapisë
BotëTelegrafi

Shpëtohet alpinisti i plagosur rëndë në terrenin e pakalueshëm të Demir Kapisë

Pjesëtarët e Batalionit të Forcave Speciale të Armatës kanë realizuar me sukses një aksion shpëtimi për nxjerrjen e një alpinisti të plagosur rëndë nga një terren i thepisur dhe i paarritshëm në rajonin e Demir Kapisë.

Pjesëtarët e Batalionit të Forcave Speciale të Armatës kanë realizuar me sukses një aksion shpëtimi për nxjerrjen e një alpinisti të plagosur rëndë nga një terren i thepisur dhe i paarritshëm në rajonin e Demir Kapisë.Aksidenti ka ndodhur gjatë ngjitjes në shkëmbinj, kur alpinisti ka rënë në një terren jashtëzakonisht të pjerrët dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore, njoftojnë nga Shtabi i Përgjithshëm i Armatës. Në atë moment, pjesëtarët e forcave speciale po zhvillonin një trajnim të rregullt të avancuar për operacione malore, kur janë alarmuar për aksidentin që kishte ndodhur në afërsi të tyre.“Menjëherë pas marrjes së informacionit, pjesëtarët e forcave speciale filluan organizimin dhe realizimin e aksionit të shpëtimit. Personit të lënduar iu dha ndihma e parë mjekësore në vendin e aksidentit, pas së cilës, me përdorimin e pajisjeve të specializuara alpinistike dhe të shpëtimit, u realizua nxjerrja e sigurt nga terreni i paarritshëm dhe transportimi përmes lumit”, njoftojnë nga Shtabi i Përgjithshëm.Pas nxjerrjes në një pikë të qasshme, alpinisti i lënduar iu dorëzua ekipeve të Ndihmës së Shpejtë për trajtim dhe kujdes të mëtejshëm mjekësor.Nga Shtabi i Përgjithshëm vlerësojnë se ky intervenim dëshmon nivelin e lartë të trajnimit, profesionalizmin dhe gatishmërinë e pjesëtarëve të Batalionit të Forcave Speciale për të vepruar në kushte komplekse dhe me rrezik të lartë, si dhe gatishmërinë e tyre për t’u angazhuar në situata ku rrezikohet jeta e njerëzve.