Lajme Zone
Shpërthimi shemb godinën në Athinë, 6 të vdekur, mes tyre 3 shqiptarë! Ekipet e emergjencës nxjerrin trupat nga rrënojat (EMRAT+VIDEO)
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Shpërthimi shemb godinën në Athinë, 6 të vdekur, mes tyre 3 shqiptarë! Ekipet e emergjencës nxjerrin trupat nga rrënojat (EMRAT+VIDEO)

Të paktën 3 shqiptarë kanë humbur jetën në Athinë të Greqisë kur godina ku po qëndronin u shemb si pasojë e një shpërthimi. Ngjarja ndodhi të premten ndërkohë që autoritetet kanë arritur të nxjerrin të gjithë trupat e pajetë

Një shpërthim i fuqishëm në lagjen Plaka të Athinës shembi të premten një banesë 2 katëshe duke i marrë jetën 6 personave, mes tyre 3 shqiptarë që Top Channel i ka identifikuar si Florida e Florin Hoxha (motër e vëlla) si dhe Eris Cani. Mes viktimave është edhe bashkëshorti i Florida Hoxhës, Ian Alexander Kirpatrick, shtetas amerikan, si dhe Edmond Hings e Athina Papapresku, pronarët e ndërtesës. Ngjarja ndodhi pak pas orës 07:30 të mëngjesit të së premtes, 25 shtator, në rrugën Lysikratous, në një nga zonat më të vizituara të Athinës. Shpërthimi shembi një pjesë të godinës dhe zuri nën rrënoja të gjashtë personat që ndodheshin brenda. Vala goditëse dëmtoi ndërtesat përreth, theu xhama dhe goditi automjete të parkuara pranë vendngjarjes. Forcat e shpëtimit nisën kërkimet mes pjesëve të shembura të godinës dhe vazhduan punën gjatë natës. Në rrënojat e apartamentit të marrë me qira u gjetën një çantë, dokumente personale dhe kontrata e qirasë, të cilat ndihmuan për të përcaktuar se kush po qëndronte aty. Nxjerrja e materialeve është bërë ngadalë, pasi pjesë të tjera të ndërtesës mund të shemben gjatë ndërhyrjes. LEXO EDHE:Breshëri plumbash ndaj lokalit të shqiptarit në Athinë, plagoset vajza e tij 10-vjeçare! 4 autorët djegin makinën pas sulmit Trupi i parë u gjet në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Gjatë ditës u gjetën edhe 5 trupa të tjerë. Në operacion morrën pjesë 30 zjarrfikës, të ndihmuar nga qen kërkimi, kamera dhe pajisje që zbulojnë tingujt nën rrënoja. Shpërthimi preku edhe një godinë ngjitur, nga e cila zjarrfikësit shpëtuan dy gra të lënduara lehtë. Një kalimtar u lëndua nga gurët e shpërndarë. Disa ndërtesa pranë vendngjarjes kanë pësuar dëme serioze dhe po kontrollohen për të përcaktuar nëse janë të banueshme. Autoritetet greke nuk kanë përcaktuar ende shkakun e shpërthimit. Hetimi po shqyrton mundësinë e një rrjedhjeje gazi, pasi banorë të zonës kanë raportuar se kishin ndier erë gazi përpara ngjarjes. Ende nuk është konfirmuar nëse kjo lidhet me shpërthimin. Florin Hoxha Florida Hoxha Në të majtë Florida Hoxha dhe bashkëshorti i saj Ian Alexander Kirkpatrick dhe në djathtë Florin Hoxha dhe bashkëshortja e tij, Eris Cani. SI.E./E.H/Shqiptarja.com TAG: athine Eris Cani Ian Alexander Kirkpatrick Florida Hoxha Florin Hoxha shperthim greqi Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

22 Shtator, 16:08

Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika? Po 46.4% Jo 42.5% Disi 11.1% Vota total: 4645 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 22 Shtator, 16:08 Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika?