Një shpërthim i fuqishëm në lagjen Plaka të Athinës shembi të premten një godinë ku po qëndronin katër turistë dhe jetonin një çift i moshuar. Mes turistëve janë edhe tre shqiptaro-amerikanë, që Top Channel i ka identifikuar si Florida e Florin Hoxha (motër e vëlla) si dhe Eris Cani. Ngjarja ndodhi pak pas orës 07:30 të mëngjesit të së premtes, 25 shtator, në rrugën Lysikratous, në një nga zonat më të vizituara të Athinës. LEXO edhe...Breshëri plumbash ndaj lokalit të shqiptarit në Athinë, plagoset vajza e tij 10-vjeçare! 4 autorët djegin makinën pas sulmit Shpërthimi shembi një pjesë të godinës dhe zuri nën rrënoja të gjashtë personat që ndodheshin brenda. Vala goditëse dëmtoi ndërtesat përreth, theu xhama dhe goditi automjete të parkuara pranë vendngjarjes. Forcat e shpëtimit nisën kërkimet mes pjesëve të shembura të godinës dhe vazhduan punën gjatë natës. Në rrënojat e apartamentit të marrë me qira u gjetën një çantë, dokumente personale dhe kontrata e qirasë, të cilat ndihmuan për të përcaktuar se kush po qëndronte aty. Nxjerrja e materialeve është bërë ngadalë, pasi pjesë të tjera të ndërtesës mund të shemben gjatë ndërhyrjes. Trupi i parë u gjet në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Gjatë ditës u gjetën edhe tre trupa të tjerë. Sipas informacioneve të raportuara nga ERT, dy trupat e parë dyshohet se i përkasin çiftit të moshuar që jetonte në godinë, ndërsa dy të tjerët shqiptarëve që qëndronin në apartamentin e katit të parë. Dy nga katër turistët kërkohen ende. Identiteti i turistëve të gjetur nuk është konfirmuar zyrtarisht, prandaj për momentin nuk mund të thuhet cili prej tre shqiptaro-amerikanëve është gjetur dhe cili mbetet nën rrënoja. Në operacion marrin pjesë 30 zjarrfikës, të ndihmuar nga qen kërkimi, kamera dhe pajisje që zbulojnë tingujt nën rrënoja. Bashkia e Athinës ka dërguar makineri për largimin e inerteve, ndërsa ekipet po kontrollojnë pjesët e fundit të godinës ku mund të ndodhen personat e zhdukur. Shpërthimi preku edhe një godinë ngjitur, nga e cila zjarrfikësit shpëtuan dy gra të lënduara lehtë. Një kalimtar u lëndua nga gurët e shpërndarë. Disa ndërtesa pranë vendngjarjes kanë pësuar dëme serioze dhe po kontrollohen për të përcaktuar nëse janë të banueshme. Autoritetet greke nuk kanë përcaktuar ende shkakun e shpërthimit. Hetimi po shqyrton mundësinë e një rrjedhjeje gazi, pasi banorë të zonës kanë raportuar se kishin ndier erë gazi përpara ngjarjes. Ende nuk është konfirmuar nëse kjo lidhet me shpërthimin. Florin Hoxha Florida Hoxha Në të majtë Florida Hoxha dhe bashkëshorti i saj Ian Alexander Kirkpatrick dhe në djathtë Florin Hoxha dhe bashkëshortja e tij, Eris Cani. SI.E./U.D/ReportTv.al athine Eris Cani Ian Alexander Kirkpatrick Florida Hoxha Florin Hoxha shperthim greqi Komento Komente Sondazhi i ditës: Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika? Po 46.2% Jo 42.7% Disi 11.1% Vota total: 4600 Sondazhi i ditës: Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika?

