Katër persona kanë pësuar djegie të shumta në trup, si pasojë e shpërthimit të motorit të një skafi në Porto Palermo të Vlorës.
Një prej të plagosurve, tha se shkak i shpërthimit ka qenë benzina që gjendej në skaf. Ai u shpreh se po bënin riparime në motor.
“Po i bënim shërbim. Mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, tha ai. Dy nga të plagosurit janë në gjendje më të rëndë dhe po transportohen drejt Tiranës./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet shpërthimvlore
