Katër persona janë shoqëruar pranë Komisariatit nr. 1 në Tiranë, në lidhje me shpërthimin e ndodhur në një pikë karburanti në zonën e Brrylit në Tiranë.
Sipas të dhënave paraprake, mes personave të shoqëruar janë administratori i pikës së karburantit, menaxheri dhe drejtuesi teknik i saj.
Në komisariat është shoqëruar edhe drejtuesi i mjetit që po furnizohej me karburant në momentin kur ndodhi shpërthimi. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Policia vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në shpërthim. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet

