Një zjarr ka përfshirë kodrat pranë fshatit Bago të Kavajës, duke shkaktuar një situatë shqetësuese për banorët e zonës. Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve. Për një moment, zjarri është afruar pranë dy banesave, duke rritur rrezikun për përhapjen e flakëve, por ndërhyrja e zjarrfikësve ka bërë të mundur frenimin e tyre. Zjarri vijon të jetë aktiv, ndërsa deri më tani nuk raportohet rrezik i drejtpërdrejtë për banesat. Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse po vijon me vështirësi për shkak të sipërfaqes së madhe të përfshirë nga flakët dhe terrenit të vështirë, që pengon operacionet për shuarjen e plotë të zjarrit. Situata mbetet në monitorim, ndërsa ekipet në terren vijojnë përpjekjet për neutralizimin e vatrave të zjarrit.
