Lajme Zone
Vetëdorëzohet autori i plagosjes së 29-vjeçarit në Kukës
BotëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Vetëdorëzohet autori i plagosjes së 29-vjeçarit në Kukës

Autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të një 29-vjeçari në Krumë është vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, një ditë pas ngjarjes.

Autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të një 29-vjeçari në Krumë është vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, një ditë pas ngjarjes. Policia njofton se, pas një pune intensive kërkimore dhe negociatave me familjarët e tij, shtetasi F. D., rreth 30 vjeç, banues në Krumë, është dorëzuar në polici së bashku me armën e zjarrit që dyshohet se është përdorur në plagosje. Ngjarja ndodhi më 8 shtator 2026, në rrugën e quajtur “Kryqëzimi i Spitalit”, në Krumë. Sipas Policisë, pas një konflikti për motive të dobëta, 30-vjeçari dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri dhe ka plagosur në këmbë shtetasin J. A., 28 vjeç. I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas ngjarjes, i dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa Policia vijoi kërkimet për lokalizimin e tij. Pas negociatave me familjarët, ai u vetëdorëzua në DVP Kukës. Gjatë kontrolleve në automjet dhe në banesën e tij, efektivët kanë gjetur dhe sekuestruar edhe një armë zjarri kallashnikov, një dylbi, një jelek antiplumb dhe municion luftarak. Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda në DVP Kukës, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Has, bënë arrestimin e F. D., i cili akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”. Veprimet procedurale vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë, me qëllim dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.