Lajme Zone
EkonomiABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Krijohet bursa bujqësore/ Salla: Treg më i sigurt dhe çmime më të favorshme


Fermerët shqiptarë do të kenë mundësi që ti shesin prodhimet bujqësore nëpërmjet bursës duke siguruar një çmim më të favorshëm për prodhimet.

Fermerët shqiptarë do të kenë mundësi që ti shesin prodhimet bujqësore nëpërmjet bursës duke siguruar një çmim më të favorshëm për prodhimet.

Ministri i Bujqësisë, Andis Salla sqaroi se nisma vjen si përgjigje ndaj shqetësimeve të shpeshta të ngritura nga fermerët për gjetjen e tregut dhe çmimin me të cilin shitet prodhimi i tyre.

Platforma do të jetë një mekanizëm i ri që synon të shmang përcaktimin e çmimeve nga grumbulluesit dhe ndihmon prodhuesit të gjejnë treg të sigurt për shitjen e prodhimeve të tyre. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Sipas ministrit Salla mekanizmi i ri synon të krijojë një treg më transparent, duke rritur njëkohësisht fuqinë negociuese të fermerëve përballë blerësve.

Bursa Bujqësore, synon t’i ndihmojë fermerët të shesin më lehtë prodhimet e tyre.

Përmes kësaj burse, blerësit me shumicë do të tregojnë se çfarë produktesh kërkojnë, sa sasi u duhen, çfarë cilësie dhe sa janë të gatshëm të paguajnë.

Fermerët do të mund t’i shohin këto oferta dhe do të kenë mundësi të zgjedhin atë që u leverdis më shumë./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Andis Sallabujqësorebursa