Lajme Zone
Shpërthimi në pallatin në Elbasan, del raporti i akt-ekspertimit: Soleta e katit të pestë rrezikon të shembet në çdo moment! Fotot e apartamenteve të shkatërruara
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Shpërthimi në pallatin në Elbasan, del raporti i akt-ekspertimit: Soleta e katit të pestë rrezikon të shembet në çdo moment! Fotot e apartamenteve të shkatërruara

Është publikuar raporti i akt-ekspertimit për shpërthimin në pallatin në Elbasan, më 4 nëntor. Sipas inspektimeve të realizuara, objekti paraqet rrezik potencial për sigurinë e qytetarëve, ndërsa soleta e katit të pestë, mbi zonën ku ndodhi shpërthimi, rrezikon të shembet në çdo moment.

Është publikuar raporti i akt-ekspertimit për shpërthimin në pallatin në Elbasan, më 4 nëntor. Sipas inspektimeve të realizuara, objekti paraqet rrezik potencial për sigurinë e qytetarëve, ndërsa soleta e katit të pestë, mbi zonën ku ndodhi shpërthimi, rrezikon të shembet në çdo moment. Raporti paraprak që Report Tv siguron evidenton dëmtime të konsiderueshme në ndërtesë, si në elementet konstruktive. Grupi i punës thekson se gjendja e objektit përbën rrezik për banorët dhe për çdo person që mund të qëndrojë brenda ose në afërsi të godinës. Për këtë arsye, Instituti i Ndërtimit rekomandon vendosjen e një perimetri sigurie prej 20 deri në 30 metrash, si dhe marrjen e masave për të shmangur rënien e elementeve të dëmtuara të ndërtesës. LEXO EDHE:Sekuestrohen 300 tonë mbetje të rrezikshme në uzinën e AlbChrome në Elbasan! Mostrat për analiza jashtë vendit, kompania u gjobit me 4 mln lekë në maj (VIDEO) Raporti nënvizon gjithashtu se largimi i mbetjeve të dëmtuara nga zjarri duhet të kryhet vetëm pasi të jetë vlerësuar siguria e ndërhyrjes dhe të jenë marrë masat e nevojshme mbrojtëse. Bazuar në inspektimin vizual të kryer në terren dhe në konstatimet paraprake të grupit të punës, arrihet në përfundimet e mëposhtme: 1. Objekti ka pësuar dëmtime të konsiderueshme si pasojë e shpërthimit dhe zjarrit, të cilat kanë prekur elemente konstruktive dhe jokonstruktive të ndërtesës. Instituti i Ndërtimit. Rruga "Myslym Keta", Brar Tufinë, Tiranë, 2. Soleta e katit të 5, mbi zonën ku ka ndodhur shpërthimi rrezikon shembjen nga momenti në moment. 3. Gjendja e konstatuar paraqet rrezik potencial për sigurinë e banorëve dhe të personave që mund të qëndrojnë brenda ose pranë objektit. 4. Rekomandohet përcaktimi dhe zbatimi i një perimetri sigurie 20m-30m, si dhe marrja e masave të nevojshme për shmangien e rënies së elementeve të dëmtuara. 5. Për realizimin e investigimeve të mëtejshme, është i nevojshëm largimi i kontrolluar i mbetjeve të dëmtuara nga zjarri, vetëm pas vlerësimit të sigurisë së ndërhyrjes dhe marrjes së masave të nevojshme mbrojtëse. 6. Pas krijimit të kushteve të sigurta për akses, rekomandohet kryerja e akt-ekspertizës së thelluar, e cila duhet të përfshijë investigimet konstruktive, testimet laboratorike të materialeve dhe analizat përkatëse për vlerësimin e aftësisë mbajtëse dhe qëndrueshmërisë së objektit. Për realizimin e akt-ekspertizës së thelluar, është i nevojshëm sigurimi i dokumentacionit teknik të objektit, përfshirë dokumentacionin gjeometrik, studimin gjeologjik dhe sizmik, nëse disponohen, si dhe kryerja e investigimeve dhe provave laboratorike përkatëse, sipas kushteve të sigurisë në terren. Deri në përfundimin e akt-ekspertizës së thelluar dhe përcaktimin e nivelit të sigurisë konstruktive të objektit, rekomandohet ndalimi i përdorimit të godinës dhe kufizimi aksesit në të, si dhe marrja e masave të nevojshme për garantimin e sigurisë së banorëve dhe personave përreth, në bashkëpunim me autoritetet përgjegjëse" thuhet në raport. Në raport janë publikuar edhe fotot e apartamenteve të shkatërruara. Siç shihet edhe nga fotot e publikuara, përveç mureve të shkatërruara shihen edhe objektet e djegura dhe ato që i kanë 'shpëtuar' flakëve. Kur ndodhi shpërthimi Shpërthimi i fuqishëm si pasojë e gazit ndodhi të mërkurën (4 nëntor) rreth orës 14:00. Si pasojë viktimë mbetën 2 persona, 82-vjeçarja Hatixhe Berisha dhe 69-vjeçari Hamit Ibra, pronari i apartamentit ku ndodhi shpërthimi. Bombola e gazit 15 litërshe ishte vendosur në katin e parë të pallatit, ndërsa gazi përcillej përmes një tubacioni deri në apartamentin në katin e tretë, aty ku ndodhi shpërthimi dhe zjarri. Ky instalim, i bërë jashtë çdo lloj rregulli, dyshohet se shkaktoi tragjedinë. Nga hetimet rezulton se ka pasur rrjedhje te gazit brenda apartamentit të 69-vjecarit, Hamit Ibra. Dyshohet ai ka ka tentuar të ndezë sobën e gatimit kur ka ndodhur shpërthimi, si pasojë e grumbullimit të madh të gazit. Kliko këtu per të lexuar dokumentin e plotë Share Xh.K A.E Shqiptarja.com TAG: shperthim Elbasan Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

3 Nëntor, 11:50

Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 49.8% Veliajn 19.4% Asnjërin 30.7% Vota total: 1399 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Nëntor, 11:50 Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?