Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Rama dhe Belinda të futen në burg”, çifti i pensionistëve nga Vlora: Na morën shpirtin, qindarkat e fundit i hodhëm për karburant që të vinim në protestë


Një çift pensionistësh nga Vlora i është bashkuar protestës kombëtare të kësaj të shtune në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në shenjë mbështetjeje për protestën e studentëve.

Një çift pensionistësh nga Vlora i është bashkuar protestës kombëtare të kësaj të shtune në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në shenjë mbështetjeje për protestën e studentëve. Në një prononcim për gazetarin e News24, Klevin Muka, ata thanë se kishin shpenzuar edhe paratë e fundit për karburant, në mënyrë që të udhëtonin drejt Tiranës dhe të merrnin pjesë në tubim. “Duam që Rama dhe Belinda të futen në burg. Të ikë ky dhe të japë dorëheqjen, se na morën shpirtin. Lekët e fundit, qindarkat e fundit që kishim, ia hodhëm karburant makinës dhe erdhëm në protestë nga Vlora, të dy, se kaq mundësi kemi”, u shprehën pensionistët. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: protesta