Ministjia e Shëndetësisë Klodiana Spahiu dhe Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro kanë zhvilluar një takim në Qendrën Terapeutike për Zhvillimin e Fëmijëve në Gjirokastër.
Të dy ministret kanë theksuar se kjo qendër është një vatër përkujdesjeje për 55 fëmijë që kanë aftësi të kufizuara dhe vuajnë përditshmërinë prej këtij fakti.
U theksua gjatë takimit se të dy institucionet do të shtojnë mbështetjen për këtë kategori sociale, duke filluar qysh prej vitit të ardhsëm, 2027.
Njoftimi në rrjetet sociale i Ministrisë së Shëndetësisë:
“Qendra Terapeutike për Zhvillimin e Fëmijëve në Gjirokastër është një vatër e ngrohtë kujdesi dhe mbështetjeje për 55 fëmijë me aftësi të kufizuara, ku secili prej tyre merr vëmendjen dhe përkushtimin që meriton. Përmes programeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Ministrisë së Arsimit, në vitin 2027 do të shtojmë mbështetjen për fëmijët me aftësi të kufizuara, duke forcuar gjithëpërfshirjen dhe duke dedikuar më shumë burime për shërbimet dhe mundësitë që u nevojiten atyre dhe familjeve."/ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

