Lajme Zone
"Shpërthimi ndodhi brenda zyrave të karburantit"/ Drejtori i Zjarrfikëses: Godina dhe pika ishin shembur
KulturëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

"Shpërthimi ndodhi brenda zyrave të karburantit"/ Drejtori i Zjarrfikëses: Godina dhe pika ishin shembur

Drejtori i Zjarrfikëses së Tiranës, Shkëlqim Goxhaj ka bër...

Drejtori i Zjarrfikëses së Tiranës, Shkëlqim Goxhaj ka bërë me dije detajet në lidhje me shpërthimin e bombolës së gazit në një karburant në zonën e Brrylit.

Goxhaj u shpreh se menjëherë pas marrjes së njoftimit për ngjarjen dy pikat më të afërta kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Forcat e zjarrfikëses kanë mbërritur në pak minuta duke konstatuar se pika e karburantit dhe ambientet e zyrave ishin shembur. Nga shpërthimi ka patur dhe flakë. “Kemi pasur shpërthim gazi. Është lajmëruar shërbimi zjarrfikës në sallën operative dhe janë aktivizuar dy stacionet që janë më afër. Në pak minuta kanë arritur në vendngjarje dhe është konstatuar se pika e karburantit dhe ambientet e zyrave ishin shembur për shkak të shpërthimit, si dhe kishte flakë. Në pak minuta gjithçka është vënë në kontroll. Shpërthimi ndodhi brenda zyrave të karburantit”, deklaroi drejtori i Zjarrfikëses së Tiranës, Shkëlqim Goxhaj. Nga shpërthimi mbetën të lënduar tre persona, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.