Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të qëndrueshme të cilat do të sjellin mot me kthjellime dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës.
Përgjatë relieveve malore këto vranësira do të pasohen nga reshje të izoluara shiu me intensitet të ultë.
Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 7m/s, e cila hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri në 10m/s.
Valëzim në det të forcës 1-3 ballë. Temperaturat maksimale do të shkojnë deri 35 gradë celsius./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

