Lajme Zone
Zbardhen dy vjedhje në Korçë/ Arrestohet autori dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori
EkonomiCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Zbardhen dy vjedhje në Korçë/ Arrestohet autori dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori

Dy vjedhje të ndodhura në qytetin e Korçës janë zbardhur n...

Dy vjedhje të ndodhura në qytetin e Korçës janë zbardhur nga policia. Sipas informacioneve zyrtare policore, njëri prej autorëve të dyshuar është arrestuar dhe bashkëpunëtori i tij është shpallur në kërkim.

Në pranga ka rënë 18-vjeçari me iniciale A.H., i cili, së bashku me 18-vjeçarin E.Ll., dyshohet se kanë vjedhur një market në lagjen nr. 16 të Korçës, rreth një muaj më parë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se dy të rinjtë janë autorë edhe të vjedhjes së një bar-kafeje në lagjen nr. 9 të qytetit, disa javë më parë.

Pas ekspertimit të pamjeve filmike të kamerave të sigurisë, si dhe kryerjes së veprimeve të tjera hetimore, policia ka bërë të mundur dokumentimin e dy rasteve të vjedhjes.

Sipas policisë, në të dyja bizneset të rinjtë kanë marrë shuma parash dhe mallra. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.