Dy persona të tjerë kanë rënë në prangat e Policisë pas shpërthimit me lëndë plasëse të një automjeti në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan.
Në pranga kanë rënë një 24-vjeçar dhe një 29-vjeçar, të dy banues në Durrës.
Sipas hetimeve, 24-vjeçari dyshohet se ka qenë bashkëpunëtor në vendosjen dhe shpërthimin e lëndës plasëse në automjet., së bashku me një 17-vjeçar , i cili ishte arrestuar më parë. Ndërsa 29-vjeçari dyshohet se ka transportuar lëndën plasëse me automjetin e përdorur për kryerjen e ngjarjes.
Ngjarja ndodhi më 5 nëntor 2026, në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan.
Të arrestuarit dyshohen për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet

